Prokurorja e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se një person është arrestuar në fshatin Cërcë të Istogut, pasi ka tentuar ta mbyllë objektin ku mbahen votimet.
Kategori: <span>Uncategorized</span>
Mustafa dhe Zeka: Nuk jemi rrahur
Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka kanë demantuar shkrimet se gjoja ata janë përshirë në rrahje fizike. “Këto propaganda burimin e kanë tek ata që gjatë gjithë kohës së fushatës kanë përdorur gjuhë denigruese, gjuhë të urrejtjes. Ne jemi bashkë dhe PDK do të fitojë në Gjilan me më së paku 3000 vota diferencë”, tha Mustafa,...
Parregullsitë e evidencuara nga LDK-ja
Lidhja Demokratike e Kosovës po e ndjek me kujdes të madh procesin zgjedhor në mbarë vendin që nga minuta e hapjes së vendvotimeve. LDK-ja thekson se procesi deri më tani në përgjithësi ka qenë i rregullt. Ndërsa, janë evidentuar edhe parregullësi, të cilat po i theksojmë më poshtë. Prizren: Në Shkollën teknike, Qendra e Votimit...
Sulmohen dhe mbyllen vendvotimet edhe në Zveçan dhe Zubin Potok
Pas sulmit mbi qendrën e votimit në shkollën Sveti Sava në Mitrovicë dhe tërheqjes së vëzhguesve të OSBE-së shkaku i dhunës, KTV transmeton se raportohet edhe për sulme të reja. Këto sulme kanë ndodhur në Zveçan dhe Zubin Potok. Raportohet se edhe në këto dy raste vëzhguesit e huaj janë larguar nga qendrat e votimit,...
NË DY QENDRA VOTIMI NË SUHAREKË MUNGOJNË VULAT
Sikur edhe në të gjitha komunat në Prizren janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale. Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor, Nysret Bytyqi ka konfirmuar për Kosovapress, se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk ka pasur asnjë problem rreth hapjes së tyre.
PDK-ja Ankohet Për Vëllain e Jakup Krasniqit3
Konflikti verbal mes Avdyl Krasniqit vëllait të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e Bujar Gjoshit, vëllait të Betim Gjoshit, anëtarit të PDK-së në KQZ, do të trajtohet si kundërvajtje nga gjykata. Prokurorja kujdestare Bukurie Gjonbalaj, deklaroi se nuk ka vepër penale në konfliktin mes tyre.
PDK: I kemi fituar plus tri komuna tjera
Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, në një konferencë për media ka thënë se kjo parti në zgjedhjet lokale të mbajtura sot ka arritur sukses të madh. Sipas tij, PDK-ja përveç komunave aktuale me të cilat udhëheqë, prin edhe në tri komuna tjera: në Rahovec, Kamenicë dhe në Suharekë, transmeton ORAinfo. Ai po ashtu ka thënë...
Në listën e votuesve, edhe i vdekuri i para 7 vjetëve!
Lexuesi i portalit tonë, Lulzim Tytynxhiu nga Prizreni na është drejtuar sot me një informatë, duke thënë se “me keqpërdorimet qe ndodhin gjate zgjedhjeve në Kosovë të gjithë jemi të informuar”. “Edhe pse babai im ka vdekur para 7 vjetëve, gjë që shihet edhe nga certifikata e vdekjes, sot përmes ueb-faqes së KQZ-së vërtetova se...
Isa Mustafa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, me rastin e votimit në Shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, ka thënë të dielën se deri më tani procesi zgjedhor në Kosovë është në përgjithësi i rregullt dhe i ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë sipas vullnetit të...
KFOS: Qytetarët me SMS raportuan mbi 5 000 raste të parregullsive
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur e përmbylli fushatën “Voto dhe Vëzhgo” me një numër të madh mesazhesh të dërguara nga votuesit. Mbi 5 000 qytetarë raportuan parregullsitë me sms që i kishin hasur gjatë votimit. Të ndara nëpër kategori, sipas natyrës së parregullsive, çdo i katërti votues raportoi probleme me listën e votuesve,...