Parregullsitë e evidencuara nga LDK-ja

Parregullsitë e evidencuara nga LDK-ja

Lidhja Demokratike e Kosovës po e ndjek me kujdes të madh procesin zgjedhor në mbarë vendin që nga minuta e hapjes së vendvotimeve. LDK-ja thekson se procesi deri më tani në përgjithësi ka qenë i rregullt. Ndërsa, janë evidentuar edhe parregullësi, të cilat po i theksojmë më poshtë.

Prizren: Në Shkollën teknike, Qendra e Votimit nr. 2042a, është evidentuar një tentativë për ta nxjerrë jashtë një fletëvotim, nga ana personit të quajtur Gëzim Rrozniqi.