Isa Mustafa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

Isa Mustafa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, me rastin e votimit në Shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, ka thënë të dielën se deri më tani procesi zgjedhor në Kosovë është në përgjithësi i rregullt dhe i ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë sipas vullnetit të tyre politik.