ehat.miftaraj@kli-ks.org
Rreth IKD
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) është organizatë e pavarur joqeveritare dhe jofitimprurëse, fabrikë e mendimeve e specializuar në fushën e drejtësisë, që merret me avancimin e së drejtës. I themeluar më 4 shkurt të vitit 2009, instituti funksionon si shoqatë profesionale, e regjistruar në Ministrinë e Administratës Publike me numër 5112193-7 në krye të së cilës qëndron Kuvendi i Anëtarëve. Veprimtaria e IKD-së udhëhiqet nga Drejtori Ekzekutiv, i cili këshillohet nga Bordi Këshillëdhënës i organizatës.
Misioni i IKD-së është forcimi i sundimit të ligjit dhe përmirësimi i qasjes në drejtësi përqytetarët.
Vizioni i IKD-së është konsolidimi i shoqërisë me vlera demokratike, e cila respekton dhe promovon parimet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë.
Qëllimi i IKD-së është avancimi i vazhdueshëm i së drejtës në Kosovë. Këtë qëllim synojmëta arrijmë përmes veprimtarisë sonë hulumtuese, publikuese e avokuese, të cilën e organizojmë në gjashtë programe që na mundësojnë një qasje gjithëpërfshirëse të intervenimit, prej bërjes së ligjeve e deri te zbatimi i tyre nga institucionet përgjegjëse.
Veprimtarinë e vet, instituti e zhvillon përmes strukturës programatike.
Qasja dhe parimet
Duke u siguruar se ligji i vendit bëhet përmes një procesi transparent e gjithëpërfshirës dhe zbatohet përmes një sistemi efikas të përgjegjësisë dhe llogaridhënies të institucioneve të drejtësisë, IKD ndërton bazën e veprimeve të saj drejt qëllimit institucional. Përmes programeve specifike për drejtësi në zgjedhje dhe kundër korrupsionit, këto veprimtari sintetizohen në një qasje gjithëpërfshirëse drejt avancimit të drejtësisë në Kosovë, qasje të cilën e kompletojmë përmes aktiviteteve tona edukative e vetëdijësuese.
IKD vazhdimisht boton raporte që dalin nga puna jonë hulumtuese e monitoruese, natyra e të cilave shtrihet përgjatë gjithë spektrit të së drejtës, prej emërimit dhe riemërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, te reformat e sistemit të drejtësisë, e deri te llogaridhënia brenda këtij sistemi.
Parimet që e udhëheqin veprimtarinë tonë janë saktësia, transparenca dhe llogaridhënia.
AKTIVITETET
Instituti i Kosovës për Drejtësi, në veprimtarinë e tij, ndërmerr këto aktivitete:
- Hulumtim ligjor, ku përfshihet, mes tjerash, hulumtimi i politikave publike që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, analiza cilësore dhe krahasuese të ligjeve dhe politikave publike, analiza krahasuese mes Kosovës, Rajonit dhe Evropës.
- Hulumtim gazetaresk, ku përfshihet identifikimi i çalimeve, praktikave të këqija, mosrespektimit të rregullave dhe procedurave si dhe hulumtime tjera të rasteve të veçanta, që janë me interes për publikun.
- Analizë dhe ekspertizë ligjore, përfshirë përkrahjen ligjore dhe teknike për institucionet e sundimit të ligjit.
- Avokim, përfshirë avokimin e drejtpërdrejt tek institucionet, avokimin përmes medias, mobilizimin e sektorit të juristëve dhe të shoqërisë civile për çështje të interesit të veçantë.
- Raportimin, përfshirë raportimin televiziv dhe atë të shkruar online, për mbarëvajtjen dhe funksionimin e sistemit të sundimit të ligjit, informimin e qytetarëve për këtë sistem, funksionimin dhe reformimin e tij, me fokus të veçantë përmirësimin e qasjes në drejtësi.
- Monitorimin sistematik të punës së institucioneve të sundimit të ligjit, përfshirë policinë, prokurorinë, gjykatat si dhe Odën e Avokatëve, si dhe nxjerrjen e raporteve periodike dhe atyre të veçanta që dalin nga procesi i monitorimit.
- Përkrahja e vazhdueshme teknike dhe substanciale e institucioneve të Republikës, përmes pjesëmarrjes aktive ne grupet punuese për nisjen dhe amandamentimin e legjislacionit, si dhe grupeve tjera profesionale, duke u nisur nga faza e koncept dokumenteve e deri te revidimet e ligjeve në Kuvend.
- Përfaqësimin e komunitetit të juristëve dhe të shoqërisë civile, në proceset legjislative dhe luajtjen e rolit të urës ndërlidhëse mes sistemit të sundimit të ligjit dhe shoqërisë.
- Promovimi i vazhdueshëm i parimeve të ndarjes së pushteteve, promovimi i të drejtave dhe lirive të njeriut me fokus të veçantë në të drejtat përgjatë procedimeve në sistemin e drejtësisë.
- Promovimi i rolit të pushtetit gjyqësor me fokus të veçantë në informimin për rolin e prokurorëve dhe gjyqtarëve si dhe institucioneve të pushtetit gjyqësor si KGJK dhe KPK.
- Nxitjen e funksionimit të institucioneve të sundimit të ligjit, përfshirë këtu nxitjen për transparencë, sistem funksional të llogaridhënies dhe mbajtjes në përgjegjësi, si dhe bashkëpunimin mes institucioneve të sundimit të ligjit.
- Vlerësimin e zbatimit të politikave dhe ligjeve, përfshirë ligjet, strategjitë, planet e veprimit dhe dokumenteve tjera politike sa i përket sundimit të ligjit.
- Organizimi i debateve, qoftë debateve të brendshme mes institucioneve dhe akterëve, qoftë tryezave publike apo debateve televizive, për çështjet të rëndësishme në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe funksionimit të pushtetit gjyqësor.
PRODUKTET IKD
Instituti i Kosovës për Drejtësi, pos produkteve ad-hoc dhe të rastit, prodhon këto produkte të vazhdueshme:
- Raportet periodike të monitorimit të gjykatave
- Raportet periodike të monitorimit të prokurorive
- Raportet periodike të monitorimit të policisë
- Raportet e detajuara të procedimit të rasteve të korrupsionit
- Raportet e detajuara të procedimit të rasteve të veprave penale karakteristike
- Raportet e detajuara të procedimit të rasteve civile
- Raportet e detajuara të procedimit të rasteve administrative
- Hulumtime dhe analiza të politikave publike sa i përket sundimit të ligjit, specifikisht sistemit të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit
- Reagime të shpejta publike për çështje të caktuara
- Analiza të ligjeve dhe pajtueshmërisë së tyre me standardet e BE-së dhe OKB-së
- Konstruktimi i platformës së burimeve të informacionit, statistikave dhe të dhënave tjera, që dalin si rrjedhojë e punës së IKD-së (dhe jo vetëm) të cilat botohen në një faqe të veçantë interneti dhe shërben si burim primar për hulumtues dhe gazetarë.
- Raporte gazetareske ditore për seancat gjyqësore
- Lajme të përditshme për sistemin e sundimit të ligjit
- Analiza të lajmeve në baza të përjavshme
- Raporte hulumtuese, gazetareske, sa i përket sundimit të ligjit
- Emisionin televiziv të specializuar në fushën e sundimit të ligjit “Betimi për Drejtësi”
INFORMATAT LIGJORE
- Emri i plotë: Instituti i Kosovës për Drejtësi
- Shkurtesa: IKD
- Data e themelimit: 4 shkurt, 2009
- Statusi ligjor i regjistrimit: Shoqatë
- Data dhe numri i regjistrimit: 4 shkurt 2009; 5112193-7
IKD veprimtarinë e saj e udhëheq duke u bazuar në Statutin e saj të miratuar nga Kuvendi i Anëtarëve të organizatës, si organi më i lartë vendimmarrës në IKD. Ky Statut do të qeverisë shoqatën jo-fitimprurëse IKD, të themeluar në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-57 Për Lirinë e Asociimit në Organizatat Joqeveritare në Republikën e Kosovës.
EKIPI IKD
Personeli i IKD-së ka përvojë të madhe në kapacitete të ndryshme në sektorin e drejtësisë në Kosovë, duke përfshirë zhvillimin e hulumtimeve dhe analizave ligjore, raportimet dhe hulumtimet gazetareske, ngritjen e vetëdijes, dhe përfshirjen në aktivitete të avokimit. Këtu përfshihet puna e ngushtë me autoritetet vendore dhe ndërkombëtare në Kosovë për të siguruar pavarësi, paanshmëri dhe ngritje të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.
Menaxher i Programeve/Projekteve/Autor i 'Betimi për Drejtësi
Betim Musliu
betim.musliu@kli-ks.org
Menaxhere e Programit/Menaxhere e projekteve
Fjorda Vllasolli
fjorda.vllasolli@kli-ks.org
KLI Associate
Ioana Cornescu
ioanacornescu@rocketmail.com
Menaxher i Financave dhe Administratës
Xheladin Bytyçi
xheladin.bytyqi@kli-ks.org
Monitorues/Hulumtues
Gzim Shala
gzim.shala@kli-ks.org
Hulumtuese - Prishtinë
Arrita Rezniqi
arritarezniqi@gmail.com
Monitoruese/Hulumtuese - Kamenicë
Genta Pajaziti
gentashefkiu@hotmail.com
Monitoruese/Hulumtuese - Prishtinë
Anesa Hoxha
anesahoxha1@gmail.com
Hulumtuese
Eranda Zekaj
eranda.zekaj@kli-ks.org
NDIKIMET IKD
Në vazhdim janë përshkruar vetëm disa prej ndikimeve të IKD-së në bërjen e ligjeve dhe politikave për institucionet e sundimit të ligjit si dhe ndikimin në shtyrjen e mekanizmave të llogaridhënies për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e sistemit të drejtësisë për shkeljet e ligjit:
Tri ndikimet e fundit të punës së IKD-së:
- Rekomandimi i IKD-së për “Rishikimin e drejtësisë penale në Kosovë” është në zbatim e sipër. Pas avokimit të vazhdueshëm të IKD-së, për rishikimin e drejtësisë penale dhe rishikimin e legjislacionit penal dhe zbatimin e tij në praktikë, Ministria e Drejtësisë ka vendosur të fillojë procesin e rishikimit të drejtësisë penale në Kosovë.Mekanizmat e shumtë institucional dhe dështimet në funksionimin dhe koordinimin e institucioneve të drejtësisë dhe agjencive tjera të zbatimit të ligjit duhet të rishikohen në tërësi për të parë rezultatet e tyre dhe nevojën e ekzistencës dhe ristrukturimit të tyre. IKD është pjesë e Grupit Punues të Ministrisë së Drejtësisë për “Rishikimin e drejtësisë penale në Kosovë”.
- Rekomandimi i IKD-së për ta përfshirë sistemin e drejtësisë dhe sigurisë në procesin e Vetingut, tashmë është shndërruar në politikë të Qeverisë së Kosovës. Pas avokimit të vazhdueshëm të IKD-së, si rezultat i monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë si dhe nivelit ekstremisht të ulët të besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë, Qeveria ka vendosur në plan programin e saj të miratuar në Kuvendin eKosovës, të përfshijë procesin e Vetingut për sistemin e drejtësisë dhe sigurisë. IKD do të avokojë të shtyjë përpara këtë proces, duke ofruar gjithë ekspertizën dhe përvojën për ta përfunduar me sukses pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit dhe bartësit e funksioneve me integritet të kontestuar.
- Zbatimi në proces i rekomandimit të IKD-së për rishikimin e institucioneve dhe mekanizmave për luftimin e korrupsionit është në zbatim e sipër, është pasuar me rekomandimin tjetër të IKD-së për krijimin e një mekanizmi të ri për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ky rekomandim i IKD-së tashmë është shndërruar në politikë të Qeverisë së Kosovës, e cila në plan programin e saj të miratuar në Kuvendin e Kosovës, ka paraparë krijimin e një mekanizmi të ri për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. IKD është e vetmja organizatë që ka ofruar rekomandim konkret për krijimin e një mekanizmi të specializuar të pandikuar nga politika, gjë e cila ka marr edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve dhe tanimë është shndërruar në politikë të ekzekutivit. IKD do të avokojë për shtyrjen përpara të këtij rekomandimi për të shënuar rezultate konkrete në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit të profilit të lartë.
- Si rezultat i publikimit të raportit “Falja në Kosovë” në janar 2012 dhe “Falja në Kosovë 2” në janar 2014, Presidentja e Republikës së Kosovës ka iniciuar ndryshimine Ligjit për Falje. IKD ka qenë pjesë e Grupit Punues për ndryshimin e Ligjit për Falje, në të cilin ka dhënë kontribut të çmueshëm përmes analizave të veta, si institutii parë dhe i vetëm, i cili ka analizuar Ligjin për Falje dhe zbatueshmërinë e këtij ligji prej hyrjes së tij në fuqi në vitin 2009. Ky projektligj ka përfunduar dhe ka mbetur të procedohet më tutje nga Presidenca e Republikës së Kosovës.
- IKD përmes avokimit, ka arritur të ngritë debatin rreth buxhetit të gjyqësorit, saqë gjatë vitit 2014, drejtuesit e sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial, kanë cituar fjalë për fjalë punimin e IKD-së “Pavarësia e gjyqësorit në Kosovë: Analizë e pavarësisë financiare individuale dhe institucionale”, të publikuar në vitin 2012.Problemet e pushtetit gjyqësor me buxhetin janë zgjidhur në aspektin formal, duke krijuar pavarësi formale nga ndërhyrjet e ekzekutivit, megjithatë në praktikë as Kuvendi i Kosovës ende nuk ka ofruar mbështetjen e nevojshme për pushtetin gjyqësor.
- Publikimi i raportit “Llogaridhënia e sistemit të drejtësisë: Raport mbi rregullimin e llogaridhënies së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”, në mars 2014, ka ngritur debatin rreth llogaridhënies së pushtetit gjyqësor në Kosovë. Si rezultat i këtij punimi kanë filluar diskutimet për pavarësinë e mekanizmave të llogaridhënies,përmes krijimit të Ligjit për Zyrën e Prokurorit Disiplinor apo gjetjen e alternativave tjera për ta rritur llogaridhënien.
- Rekomandimi i IKD-së për ndryshimin e përbërjes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës,e cila ka cenuar pavarësinë e gjyqësorit në Kosovë, është reflektuar në ndryshime Kushtetuese, ku tashmë është arritur pavarësia formale, duke mundësuar zgjedhjen e shumicës së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga vetë gjyqësori.
- Rekomandimi i IKD-së për ndryshimin e përbërjes së Këshillit Prokurorial të Kosovës, e cila ka cenuar pavarësinë e sistemit prokurorial, është reflektuar në ndryshimet ligjore, përkatësisht në Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, i cili ka hequr Kryeprokurorët e Prokurorive si anëtarë të Këshillit dhe Ministrin e Drejtësisë si anëtarë nga ekzekutivi.
- IKD ka kontribuar për ngritjen e çështjes së llogaridhënies së sistemit të drejtësisë, në kuadër të Task Forcës për Integrime Evropiane (përpilimi i draft-Strategjisë 2014-2020) si dhe në kuadër të Grupit Punues për përgatitjen e Planit Strategjik 2013-2018 për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, në të cilat strategji janë futur të rekomandimet e IKD-së.
- IKD përmes projektit për zgjedhjet lokale 2013 ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në krijimin e parakushteve, mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe funksionimin efikas dhe efektiv të policisë, prokurorisë dhe gjykatave. IKD ka ndihmuar institucionet e drejtësisë në hartimin e Memorandumit të Bashkëpunimit (Prokurorit të Shtetit,Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës, Komisionit Qendror tëZgjedhjeve, Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa), ndërsa për herë të parë ka hartuar Procedurat Standarde të Veprimit për Prokurorin e Shtetit dhe Policinë e Kosovës, zbatimi i të cilave ka shënuar rezultate konkrete, duke siguruar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Kjo është hera e parë që zgjedhjet janë theksuar në të gjitha raportet vendore dhe ndërkombëtare si zgjedhjet më të mira të organizuara në Kosovë.IKD ka qenë mbështetësi kryesor i institucioneve të drejtësisë në hartimin e politikave dhe poashtu në monitorimin e zbatimit të tyre. Kjo traditë e krijuar tashmë vazhdon,ndërsa zgjedhjet vazhdojnë të organizohen mirë dhe të sigurohen nga mekanizmat e sigurisë dhe drejtësisë.
- IKD ka qenë instituti i vetëm që ka bërë monitorimin dhe vlerësimin e zbatimit të obligimeve ligjore dhe planeve të veprimit për trajtimin e rasteve të korrupsionit. Prej vitit 2014 deri në vitin 2017 janë iniciuar mbi 600 raste të hetimeve preliminare ndaj prokurorëve dhe gjykatësve për shkelje të dispozitave ligjore. Komisionet për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve dhe Gjykatësve si dhe Komisionet Disiplinore në Këshillin Prokurorial dhe Gjyqësor, kanë disiplinuar një numër të prokurorëve dhe gjykatësve për shkeljet ligjore të evidentuara nga hulumtuesit e IKD-së.
- IKD përkundër kritikave të drejtpërdrejta ndaj institucioneve dhe individëve që kanë shkelur ligjin, si rezultat i monitorimit sistematik të sistemit të drejtësisë, vazhdimisht ka qenë partnerë kryesor në hartimin e politikave për sigurimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe sistemit prokurorial, krijimin e kushteve më të mira për sistemin gjyqësor dhe sistemin prokurorial, hartimin e planeve të veprimit për luftimin e korrupsionit.
- IKD është organizata e vetme e shoqërisë civile, e cila ka hartuar plane të veprimit për trajtimin e rasteve të korrupsionit me prioritet absolut për sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor në Kosovë.
- Si rezultat i raporteve dhe rekomandimeve të publikuara nga IKD, Ministria e Drejtësisë gjatë vitit 2016, ka themeluar grupin punues për Ri-shikimin e Sektorit të Drejtësisë në Kosovë. IKD është pjesë e këtij grupi punues dhe gjithë kontributi i IKD-së është pro bono (falas).
- Si rezultat i ndikimit të IKD-së përmes raporteve dhe rekomandimeve konkrete, Ministria e Drejtësisë ka iniciuar hartimin e projekt ligjit për përgjegjësinë disiplinore për gjykatës dhe prokurorë.
- IKD, në nëntor 2016, përmes raportit “Paligjshmëria e KGJK-së dhe KPK-së” kishte reaguar publikisht, lidhur me Rregulloren për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Ri-emërimin e Gjykatësve dhe ndryshimit të kritereve lidhur me testin kualifikues,duke ulur kriterin e kalueshmërisë nga 45 pikë në 40 pikë, pasi që ishin publikuar rezultatet e testit kualifikues. IKD i kishte rekomanduar KGJK që të anulonte një vendim të tillë pasi që i njëjti ishte në kundërshtim me ligj. KGJK, të njëjtin vendim e kishte anuluar.
- Si rezultat i ndikimit të IKD-së, përmes raporteve të publikuara dhe rekomandimeve konkrete drejtuar KGJK-së dhe KPK-së lidhur me plotësim ndryshimin e rregulloreve dhe akteve të brendshme të miratuara, ka ndikuar që KGJK dhe KPK të marrin vendime që gjatë vitit 2017 të ri-shikojnë të gjitha rregulloret e miratuara në kundërshtim me ligj, të cilat konkretisht janë kritikuar nga IKD veç e veç.
- Përveç këtyre ndikimeve të drejtpërdrejta në të mirën e interesit publik për të pasur një sistem të drejtësisë, i cili i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të qytetarëve përqasje në drejtësi, IKD me ekspertizën e saj, ka trajnuar avokatët e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. Trajnimet nga IKD për OAK janë mbajtur pro bono (falas) me qëllim që të ngritën kapacitetet e avokatëve të rinj në ofrimin e shërbimeve juridike për të rritur qasjen e qytetarëve në drejtësi në mënyrë sa më efikase dhe efektive.
- Trajnimi i IKD-së për Media dhe Marrëdhënie me Publikun për Zyrtarët e Informimit Publik në Gjykata.
- Gjithashtu për zhvillimin e kapaciteteve të gazetarëve të rinj, IKD përmes gazetarëve hulumtues me përvojë në gazetari hulumtuese në fushën e sundimit të ligjit, kanë mbajtur disa ligjërata pro bono (falas) për studentët e Degës së Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” si dhe në Kolegjet private.
- Në vitin 2017, IKD është duke kontribuar në grupet punuese për:
- Rishikimin e Sektorit të Sundimit të Ligjit në Kosovë
- Rishikimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës
- Rishikimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës
- Hartimin e Projekt-Ligjit për Përgjegjësinë Disiplinore për Gjykatës dheProkurorë
- Hartimin e Kodit Unik Civil
- Hartimin e Projektligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ushtrimine funksionit publik
- Grup Punues për konsultim me zyrtarë të zyrës së BE-së lidhur me Agjendënpër Reformë Evropiane
- Grupin Punues për analizën e legjislacionit penal dhe kundër korrupsion,Ministria e Drejtësisë.
- Grup Punues në Konferencën Rajonale për hartimin e një analize politike mbi Mekanizmat Institucional në Luftën Kundër Korrupsionit.
FINANCIMI/ AUDITIMI
IKD është organizatë jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse. Për të ruajtur pavarësinë dhe paanshmërinë e saj, IKD synon të siguroj fonde nga burime, të cilat nuk do të kenë mundësi të ndikojnë politikën e këtij instituti. IKD është shembull i ruajtjes së pavarësisë së organizatës. Megjithatë, është e nevojshme që në vazhdimësi të shtohet përkrahja e kontribuuesve, të cilët besojnë se duke përkrahur IKD-në do të mbështesin iniciativa domethënëse për ngritjen e nivelit të sundimit të ligjit në vend. Ne besojmë se vetëm në këtë mënyrë mund të sigurojmë qëndrueshmëri dhe pavarësi të plotë të institutit.
Të gjithë ata persona, të cilët vlerësojnë punën e IKD-së dhe kanë mundësi të japin përkrahje financiare për institutin, një gjë të tillë mund ta bëjnë duke kontaktuar:
Ueb: www.kli-ks.org / E-mail: info@kli-ks.org
Rr. Rrustem Statovci, Hyrja I, Numër 1, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës
Financat e IKD-së udhëhiqen nga Menaxheri i Financave dhe Drejtori Ekzekutiv, kontrollohen nga Kuvendi i Anëtarëve dhe raportohen tek Bordit Konsultativ. IKD në baza të rregullta i nënshtrohet auditimit të jashtëm financiar në fund të çdo viti fiskal dhe raportet e auditimit bëhen publike.
Kontributi i juaj do të ndihmoj IKD-në që të vazhdoj të luaj rol kyç në përmirësimin e sundimit të ligjit dhe qasjen e qytetarëve në drejtësi.
Donatorët
PUNËSIMI
IKD është punëdhënës, i cili ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë pa bërë diskriminim në baza të gjinisë, paaftësive, besimit fetar, origjinës së etnisë, ngjyrës, apo statusit martesor.
IKD ofron mundësi tjera për ata, të cilët janë të interesuar të angazhohen me institutin në këto programe:
- Bashkëpunëtorë të asociuar
- Praktikë, apo
- Punë vullnetare
Të gjithë të interesuarit mund të paraqesin interesimin e tyre në info@kli-ks.org dhe punesim@kli-ks.org
KONTAKTET
Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD
Adresa: Rruga “Ilaz Agushi”, Numër 146.
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës
E-mail: info@kli-ks.org
Ueb: www.kli-ks.org