PDK: I kemi fituar plus tri komuna tjera

PDK: I kemi fituar plus tri komuna tjera

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci, në një konferencë për media ka thënë se kjo parti në zgjedhjet lokale të mbajtura sot ka arritur sukses të madh.

Sipas tij, PDK-ja përveç komunave aktuale me të cilat udhëheqë, prin edhe në tri komuna tjera: në Rahovec, Kamenicë dhe në Suharekë, transmeton ORAinfo.

Ai po ashtu ka thënë se në Prishtinë kandidati i tyre, Agim Çeku do të jetë në balotazh. Derisa në Podujevë janë rritur shumë. /Telegrafi/