Pas sulmit mbi qendrën e votimit në shkollën Sveti Sava në Mitrovicë dhe tërheqjes së vëzhguesve të OSBE-së shkaku i dhunës, KTV transmeton se raportohet edhe për sulme të reja. Këto sulme kanë ndodhur në Zveçan dhe Zubin Potok. Raportohet se edhe në këto dy raste vëzhguesit e huaj janë larguar nga qendrat e votimit, madje ata nuk kanë marrë me vete as kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore.
Raportohet se të gjithë vëzhguesit e OSBE-së tashmë janë tërhequr nga pjesa veriore e Mitrovicës dhe janë vendosur në jug.