Të gjitha qendrat e votimit në Malishevë janë hapur në ora 07:00 të mëngjesit. Sipas Rexhep Zogaj, kryetar i KKZ-së në Malishevë, deri më tani nuk ka pasur asnjë telashe në pikat e vendvotimit. Në Malishevë, janë hapur 35 qendra të votimit, me 71 vendvotime, ku të drejtë vote kanë 48 mijë e 047 banorë...
Kategori: <span>Uncategorized</span>
DERI NË ORËN 12:00 VOTUAN MBI 14 PËR QIND E QYTETARËVE TË KOSOVËS (VIDEO)
Deri në orën 12 :00 sipas të dhënave të Demokracisë në Veprim , kanë votuar mbi 14 % e qytetarëve të Kosovës .
11 Persona të Arrestuar
Gjatë konferencës që ka mbajtur Komisioni Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka treguar që janë ndaluar dhe shoqëruar në polici 11 persona për arsye të ndryshme. Në fshatin Batllavë të Podujevës në qendrën 1816 E katër persona janë shoqëruar në polici për dyshim falsifikimi të bexhave. Policia e rajonit të Podujevës thotë se ata janë komisionerë...
Mbyllen vendvotimet, tërhiqen ndërkombëtarët
Zedhëndësi i OSBE-së Nikola Gaon, e ka konfirmuar për Indeksonline tërheqjen e vëzhguesve nga tri qendra të votimit në veri. “Po, i kemi tërhequr vëzhguesit tanë nga shkolla fillore “ Shën Sava”, shkolla teknike, dhe ajo e mjeksisë, për arsyje se vëzhguesit tanë janë sulmuar me gaz lotsjellës”, ka thënë Gaon.
BE e shqetësuar për incidentet në veri të Mitrovicës
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka deklaruar sonte që Bashkimi Evropian është i shqetësuar për sulmet që kanë ndodhur në disa vendvotime në veri të Mitrovicës. “Me kujdes po përcjellim rrjedhën e situatës në Kosovë dhe jemi të shqetësuar për incidentet e dhunë...
Votuan 45.79% e qytetarëve me të drejtë vote
(I plotësuar) 45.79% e qytetarëve të Kosovës kanë votuar të dielën në zgjedhjet lokale në Kosovë, përjashtuar këtu katër komunat veriore. Apo, 100 mijë votues më shumë se në zgjedhjet e fundit. KQZ-ja në një konferencë për media ka dhënë përqindjen e votuesve nëpër komuna ku u bë e ditur se shumica prej tyre kanë...
Qeveria gjermane dënon incidentet gjatë votimeve në Kosovë
Qeveria e Gjermanisë u shpreh me shqetësim duke i dënuar trazirat që u shkaktuan gjatë votimeve për pushtetin lokal në Kosovë, por thekson se incidentet e së dielës “nuk do ta pengojnë kursin e nisur të arsyes dhe ekuilibrit në rajon”, tha zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert të hënën në Berlin.Në përgjithësi Qeveria gjermane e përshëndeti...
Dhjetëra autobus të mbushur me votues serbë hyjnë në Kosovë, në Jarinje
Bëhet me dija se pak çaste më parë në Kosovë janë futur dhjetëra autobusë të mbushur me serbë, të cilët janë drejtua për në Mitrovicë dhe për në Zveçan, për të votuar. Autobusët me votues serbë janë futur në Kosovë nëpërmjet pikëkalimit kufitar Jarinje, transmeton KTV.
PDK-ja deponon ankesa të reja në PZAP
Përpos një rasti që ka ndodhur në fshatin Senik të Malishevës, të cilin PDK-ja e ka raportuar në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ndaj Iniciativës Qytetare për Malishevën (IQM), kjo parti politike njofton se ankesë në PZAP ka paraqitur edhe ndaj Iniciativës Qytetare të Drenasit (IQD), për shkak se në qendrën e votimit 0311E,...
GUALTIERI: ZGJEDHJET PO SHKOJNË NË RRUGË TË MIRË (VIDEO)
Shefi i misionit vëzhgues të BE-së në Kosovë, Roberto Gualtleri, e vizitoi qendrën e votimit në shkollën fillore “Mustafë Venhari” në qytetin e Vushtrrisë.