Gjatë konferencës që ka mbajtur Komisioni Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka treguar që janë ndaluar dhe shoqëruar në polici 11 persona për arsye të ndryshme.
Në fshatin Batllavë të Podujevës në qendrën 1816 E katër persona janë shoqëruar në polici për dyshim falsifikimi të bexhave. Policia e rajonit të Podujevës thotë se ata janë komisionerë të partisë së AAK-së.