Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka deklaruar sonte që Bashkimi Evropian është i shqetësuar për sulmet që kanë ndodhur në disa vendvotime në veri të Mitrovicës.
“Me kujdes po përcjellim rrjedhën e situatës në Kosovë dhe jemi të shqetësuar për incidentet e dhunë në disa vendvotime”, ka thënë Kocijançiq në një komunikatë për media duke shtuar se BE, si gjithherë, dënon dhunën.