Përpos një rasti që ka ndodhur në fshatin Senik të Malishevës, të cilin PDK-ja e ka raportuar në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ndaj Iniciativës Qytetare për Malishevën (IQM), kjo parti politike njofton se ankesë në PZAP ka paraqitur edhe ndaj Iniciativës Qytetare të Drenasit (IQD), për shkak se në qendrën e votimit 0311E, “në fshatin Sankoc ka pasur provokime, të shoqëruara me fyerje nga personi me emrin Abdyl Krasniqi, aktivist i kësaj iniciative, i raportuar si vëlla i kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, i cili nën shoqërinë e dy personave të tjerë ka provokuar dhe fyer familjen e Bujar Gjoshit, aktivist i PDK-së. Ky rast ka ndodhur në oborrin e shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” në fshatin Sankoc dhe është i mbështetur edhe në deklaratat e dëshmitarëve në vendngjarje”.