(I plotësuar) 45.79% e qytetarëve të Kosovës kanë votuar të dielën në zgjedhjet lokale në Kosovë, përjashtuar këtu katër komunat veriore. Apo, 100 mijë votues më shumë se në zgjedhjet e fundit.
KQZ-ja në një konferencë për media ka dhënë përqindjen e votuesve nëpër komuna ku u bë e ditur se shumica prej tyre kanë tejkaluar 40%-shin. Komuna në të cilën kanë dal të votojnë më së shumti, me gjithsej 64% janë Mamusha dhe Parteshi.