Qeveria gjermane dënon incidentet gjatë votimeve në Kosovë

Qeveria gjermane dënon incidentet gjatë votimeve në Kosovë

Qeveria e Gjermanisë u shpreh me shqetësim duke i dënuar trazirat që u shkaktuan gjatë votimeve për pushtetin lokal në Kosovë, por thekson se incidentet e së dielës “nuk do ta pengojnë kursin e nisur të arsyes dhe ekuilibrit në rajon”, tha zëdhënësi qeveritar Steffen Seibert të hënën në Berlin.Në përgjithësi Qeveria gjermane e përshëndeti ecurinë e zgjedhjeve lokale. Zëdhënësi Seibert u shpreh se ky është “një hap i rëndësishëm dhe i guximshëm në rrugën e normalizimit” mes serbëve dhe ish-republikës së tyre.