Author: betim musliu (betim musliu)

Postim

PDK-ja në Klinë prin, luftë e madhe për të dytin

Anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së kanë nisur të kremtojnë fitoren e kandidatit të tyre në komunën e Klinës, duke u bazuar në rezultatet preliminare të vëzhguesve të tyre partiakë. PDK-ja po feston me ndezje të fishekzjarrëve. Sekretari i degës së PDK-së në Klinë, Esat Raci ka pohuar se ka marrë 7 878 vota. Partia numër...

Postim

NË VERI QYTETARËT SERB PENGOHEN PËR TË VOTUAR

Dhjetëra persona me fanella të zeza në të cilat shkruan për bojkot në alfabetin cilirik janë duke penguar qytetarët serb për të shkuar  nëpër qendrat e votimeve dhe për të votuar, bëjnë të ditur burimet e Kosovapress-it.

Postim

NË MALISHEVË, JANË HAPUR ME KOHË TË GJITHA QENDRAT E VOTIMIT

Të gjitha qendrat e votimit në Malishevë janë hapur në ora 07:00 të mëngjesit. Sipas Rexhep Zogaj, kryetar i KKZ-së në Malishevë, deri më tani nuk ka pasur asnjë telashe në pikat e vendvotimit. Në Malishevë, janë hapur 35 qendra të votimit, me 71 vendvotime, ku të drejtë vote kanë 48 mijë e 047 banorë...

Postim

NUK HAPET VETËM NJË VENDVOTIM

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se në të gjithë Kosovën , janë hapur të gjitha qendrat e votimit , përjashtuar një vendvotim në veri të vendit. Sipas të dhënave të KQZ-së atje është duke u shpërndarë materiali.

Postim

ANAMORAVA NIS VOTIMIN

Në komunën e Gjilanit, qytetaret kanë nisur të votojnë, njëherit edhe zyrtaret e komisioneve zgjedhore në komunat përreth kanë konfirmuar për Kosovapress se procesi ka nisur me kohë dhe po vazhdon normalisht. Deri më tani po vërehet interesim i qytetarëve për të votuar.

Postim

VOTON BESNIK TAHIRI (VIDEO)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka votuar në shkollën “Dardania”, qendra e votimit 1904a, ku pas votimit të tij, erdhi edhe lideri i kësaj partie , Ramush Haradinaj, për ta përkrahur dhe uruar.