Kandidati i Aleanca Kosova e Re , Korab Sejdiu ka votuar në qendrën e votimit 1901 në shkollën fillore “Naim Frashëri “, ku i ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë për ta votuar dhe do dalin deri ën mbylljen e votimeve.
Author: betim musliu (betim musliu)
VOTOHET NGADALË, POR SIGURT
Në komunën e Gjilanit qytetarët kanë nisur të votojnë. Zyrtare të Komisionit Komunal në këtë komuanë kanë konfirmuar për KosovaPress se procesi ka filluar me kohë dhe po vazhdon normalisht. Deri më tani vërehet mjaftë interesimi i qytetarëve për të votuar.
INCIDENTET E DERITASHME: 16 TË ARRESTUAR DHE 7 LËNDË TË HAPURA
Shtatë lëndë të hapura dhe 16 të arrestuar janë të dhënat e prokurorisë së shtetit në procesin zgjedhor. Laura Pula koordinatore për zgjedhje në prokurorinë e shtetit tha se rastet e tilla kanë ndodhur në Gjilan, Mitrovicë, Malishevë, Drenas , Istog dhe Podujevë.
Kabashi: Këto zgjedhje të rëndësishme për nivelin lokal?
Kandidati i koalicionit AAK- LDD, Lulzim Kabashi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Visare Kabashi, ka votuar në vendlindjen e tij në Korishë në qendrën e votimit 2023a.
PDK-ja Ankohet Për Vëllain e Jakup Krasniqit3
Konflikti verbal mes Avdyl Krasniqit vëllait të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e Bujar Gjoshit, vëllait të Betim Gjoshit, anëtarit të PDK-së në KQZ, do të trajtohet si kundërvajtje nga gjykata. Prokurorja kujdestare Bukurie Gjonbalaj, deklaroi se nuk ka vepër penale në konfliktin mes tyre.
Arrestohet Vëzhguesi i VV në Gjakovë
Në orën 16:55 është arrestuar Besik Hasanaj vëzhgues i Vetëvendosjes në shkollën ekonomike “Kadri Kusari”, në Gjakovë. Sinan Hajdari drejtori i shkollës “Kadri Kusari”, ka konfirmuar për Gazetën Jeta në Kosovë arrestimin e vëzhguesit të VV-së por ka thënë se nuk e di se për se për çfarë motive është bërë kjo.
Laminat për Votë
Në Ranillug është arrestuar një person që dyshohet se jepte laminat në këmbim të votave dhe një tjetër që ka marrë material që shtrohet para laminatit nga i dyshuari i parë.
Fotografime dhe Tentime për Fotografim të Votës
Në konferencën e saj të dytë, organizata Demokracia në Veprim ka shpalosur gjetjet lidhur me procesin e votimit. Sipas organizatës, mbi 14% të qytetarëve kanë votuar deri në orën 12:00.
11 Persona të Arrestuar
Gjatë konferencës që ka mbajtur Komisioni Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka treguar që janë ndaluar dhe shoqëruar në polici 11 persona për arsye të ndryshme. Në fshatin Batllavë të Podujevës në qendrën 1816 E katër persona janë shoqëruar në polici për dyshim falsifikimi të bexhave. Policia e rajonit të Podujevës thotë se ata janë komisionerë...
Roja Refuzoi të Hapte Qendrën e Votimit
Personi i arrestuar refuzoi të hapte qendrën e votimit, me arsyetimin se shkolla është ende në renovim. Personi i arrestuar nga Policia e Kosovës është Ymer Hasanaj, rojë në shkollën Bajram Curri në Cercë të Istogut.