Përfaqësues të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më tani hetuesit policor nga të gjitha drejtoritë rajonale kanë iniciuar shtatë raste që lidhen me vepër penale dhe 18 persona janë shoqëruar në polici. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu thotë se kryesisht këto raste janë të...
Author: betim musliu (betim musliu)
Prokuroria: 16 lëndë me 20 të dyshuar për parregullsi në zgjedhje
Prokuroria e shtetit na njofton se ka iniciuar edhe një lëndë për parregullsi në procesin zgjedhor. Laura Pula nga prokuroria e shtetit ka thënë se deri tash janë 16 lëndë me 20 persona të dyshuar për parregullsi në procesin zgjedhor. Ndërsa zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, ka thënë se bëhet një person përgjegjës nuk e...
IQ e Drenasit: PDK po terrorizon qytetarët me të shtëna armësh
Iniciativa Qytetare e Drenasit nëpërmjet një deklarate për publikun ka thënë se “pasi që dështuam, të kontaktojmë më prokurorin e autorizuar për zgjedhjet në Komunën e Drenasit jemi të detyruar t’i drejtohemi opinionit publik më këtë deklaratë.
Truproja e Thaçit po i shantazhon qytetarët e Lipjanit
LDK ka denoncuar publikisht PDK-në, përkatësisht truprojen e kryeministrit Hashim Thaçi se po i shantazhin votuesit në komunën e Lipjanit. Në reagimin e LDK-së thuhetse “grupe të caktuara të njerëzve, të prirë nga Lulëzim Buja, truproja e kryeministrit të vendit, po shkojnë nga një qendër votimi te tjetra.
Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, mbi 33 për qind
Në orët e pasditës ka nis të shtohet dukshëm pjesëmarrja e qytetarëve në votime. Sipas të dhënave të KQZ-së, p Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, deri në orën 15:00, ka arritur në mbi 33, 14 për qind.
Veriu brengos vëzhguesit e zgjedhjeve
Kërcënimet, frikësimet dhe pengimi i serbëve në veri për të marrë pjesë në zgjedhjet e sotme, janë brenga kryesore e vëzhguesve ndërkombëtarë për procesin zgjedhor në Kosovë.
PDK: Orë më parë është arrestuar një anëtar i LDK në Lipjan
LDK-ja përmes deklaratave publike, por duke mos iu adresuar organeve zyrtare, po përpiqet për të mbuluar veprimet shantazhuese që anëtarët e saj po u bëjnë qytetarëve gjatë procesit të votimit, thuhet në një informatë për media të shatbit zgjedhor të PDK-së në Lipjan (nga Lulzim Rrustemi). Sipas këtij reagimit të PDK-së, pak orë më parë...
PDK-ja deponon ankesa të reja në PZAP
Përpos një rasti që ka ndodhur në fshatin Senik të Malishevës, të cilin PDK-ja e ka raportuar në Panelin për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ndaj Iniciativës Qytetare për Malishevën (IQM), kjo parti politike njofton se ankesë në PZAP ka paraqitur edhe ndaj Iniciativës Qytetare të Drenasit (IQD), për shkak se në qendrën e votimit 0311E,...
KQZ: Në veri pjesëmarrje më e ulët
Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, deri në orën 15, pjesëmarrja më e ulët e qytetarëve në zgjedhjet lokale ka qenë në veri. Anëtari i KQZ-së, Nenad Rikallo i ka thënë agjencisë Beta se dalja në Zveçan ka qenë 7.39 për qind, në Leposaviq 12.52 për qind, në Zubin Potok 13.38 për...
Tri arrestime në Gjakovë
Prokurorja kujdestare në Gjakovë, Shpresa Bakija i ka deklaruar KTV-së se në këtë rajon kanë ndodhur tri arrestime. Një person është arrestuar pasi është paraqitur si vëzhgues, por me identitet të rrejshëm. Ai së pari është lëshuar, por më pas është gjetur dhe sërish është arrestuar nga Policia e Kosovës.