Prokuroria e shtetit na njofton se ka iniciuar edhe një lëndë për parregullsi në procesin zgjedhor. Laura Pula nga prokuroria e shtetit ka thënë se deri tash janë 16 lëndë me 20 persona të dyshuar për parregullsi në procesin zgjedhor. Ndërsa zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, ka thënë se bëhet një person përgjegjës nuk e ka hapur shkollën në një fshat të Komunës së Istogut, por pas intervenimit të policisë është hapur shkolla dhe është evidentuar ky problem. Kelani ka thënë se në një vendvotim në Batllavë janë shoqëruar 4 persona, të cilët dyshohet sa kanë falsifikuar ID-të e tyre, njofton Policia e Kosovës. Zëdhënësi Bakia Kelani nuk ka mundur të konfirmojë se cilës parti i përkisnin ata. Ndërsa Shtabi Qendror Zgjedhor i AAK-së demanton të kenë qenë komisionarë të kësaj partie të arrestuarit në Batllavë. “Shtabi Qendror Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas komunikimit me Shtabin Lokal të AAK-së në Podujevë, demanton informatën e dhënë pak çaste më parë për kinse “arrestimin” e tre komisionarëve të AAK-së në Batllavë”, thuhet në reagimin e kësaj partie. Ndërsa tre persona janë shoqëruara në stacionin e Policisë në Drenas, pasi që njëri nga ta ka ndikuar në procesin e zgjedhjeve. Ndërsa një vëzhgues i PDK-së në Kaçanik.