LDK-ja përmes deklaratave publike, por duke mos iu adresuar organeve zyrtare, po përpiqet për të mbuluar veprimet shantazhuese që anëtarët e saj po u bëjnë qytetarëve gjatë procesit të votimit, thuhet në një informatë për media të shatbit zgjedhor të PDK-së në Lipjan (nga Lulzim Rrustemi). Sipas këtij reagimit të PDK-së, pak orë më parë është arrestuar nga Policia e Kosovës Skënder Tasholli, anëtar i LDK-së, për armëmbajtje pa leje dhe kërcënim të qytetarëve në qendrën votuese Babush i Muhaxherëve.