Shtatë raste për vepra penale, 18 persona shoqërohen në polici

Shtatë raste për vepra penale, 18 persona shoqërohen në polici

Përfaqësues të Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më tani hetuesit policor nga të gjitha drejtoritë rajonale kanë iniciuar shtatë raste që lidhen me vepër penale dhe 18 persona janë shoqëruar në polici. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu thotë  se kryesisht këto raste janë të natyrave të lehta dhe po hetohen nën autorizimin e prokurorit përkatës.

“Mund të them që deri më tani, që nga fillimi i operacionit të policisë nuk është raportuar për ndonjë incident serioz, që mund të pengonte procesin zgjedhor. Deri më tani hetues policor nga të gjitha drejtoritë rajonale në konsultim dhe me autorizim të prokurorëve përkatës, kanë inciuar shtatë raste që lidhen me vepër penale dhe janë shoqëruar 18 persona për raste të ndryshme”, thekson ai.