Author: betim musliu (betim musliu)

Postim

Mbi 45% pjesëmarrja në zgjedhje

(I plotësuar) KQZ shpalli rezultatet e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje deri në orën 19:00. Ndërkaq, për veriun janë rezultatet deri në orën 15:00. KQZ shpalli rezultatet e pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje deri në orën 19:00. Ndërkaq, për veriun janë rezultatet deri në orën 15:00.

Postim

BE e shqetësuar për incidentet në veri të Mitrovicës

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka deklaruar sonte që Bashkimi Evropian është i shqetësuar për sulmet që kanë ndodhur në disa vendvotime në veri të Mitrovicës. “Me kujdes po përcjellim rrjedhën e situatës në Kosovë dhe jemi të shqetësuar për incidentet e dhunë...

Postim

Në dy qendra votimi në Suharekë mungojnë vulat

Sikur edhe në të gjitha komunat e Kosovë, edhe në Prizren janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale. Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Prizren, Nysret Bytyqi ka konfirmuar për Kosovapress, se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk ka pasur asnjë problem rreth hapjes së tyre. Ndërsa, zëdhënësi i...

Postim

“Nëse gjërat shkojnë kështu, shqiptarët do të jenë shumicë”

Kandidati për kryetar të pjesës veriore të Mitrovicës, Oliver Ivanoviq ka thënë se dalja e serbëve në veri do të ishte më e madhe sikur ata të mos kërcënoheshin. Ivanoviq ka pohuar se nga 5.5% të qytetarëve të cilit, deri tani kanë dal në vendvotime në veri të Mitrovicës, 2/3 janë shqiptarë.

Postim

Jahjaga e indinjuar me ngjarjet në veri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vlerëson se zgjedhjet komunale të 3 Nëntorit janë mbajtur në një atmosferë përgjithësisht të qetë dhe të pranueshme me një pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve, në pjesën më të madhe të vendit. Jahjaga përgëzon qytetarët e Republikës së Kosovës për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet komunale dhe mbarëvajtjen...

Postim

Votuan rreth 50% e atyre që kishin të drejtë vote

(I plotësuar) 45.79% e qytetarëve të Kosovës kanë votuar të dielën në zgjedhjet lokale në Kosovë, përjashtuar këtu katër komunat veriore. Apo, 100 mijë votues më shumë se në zgjedhjet e fundit. KQZ-ja në një konferencë për media ka dhënë përqindjen e votuesve nëpër komuna ku u bë e ditur se shumica prej tyre kanë...

Postim

PDK e LDK shpallin fitoren në Gjilan

Simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të festojnë në qytetin e Gjilanit. Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka thënë se prinë aktualisht nga partia e dytë. “Natyrshëm mund të ketë ndonjë ndryshim, sepse tash ka kalu...

Postim

Rezultatet deri në orën 19.00 për Anamoravën

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 19 në Komunën e Gjilanit kanë votuar 47 mijë e 497 persona, ose 51. 83 përqind e tyre. Në listën e votuesve figurojnë 94 mijë e 268 persona për të drejtë vote. Numër më i madh i votuesve në rajonin e Anamoravës është raportuar...

Postim

Në listën e votuesve, edhe i vdekuri i para 7 vjetëve!

Lexuesi i portalit tonë, Lulzim Tytynxhiu nga Prizreni na është drejtuar sot me një informatë, duke thënë se “me keqpërdorimet qe ndodhin gjate zgjedhjeve në Kosovë të gjithë jemi të informuar”.  “Edhe pse babai im ka vdekur para 7 vjetëve, gjë që shihet edhe nga certifikata e vdekjes, sot përmes ueb-faqes së KQZ-së vërtetova se...

Postim

DnV nesër do të dalë me rezultatet preliminare

Demokracia në Veprim ka filluar me publikimin e rezultateve preliminare nga 8 komunat më të mëdha të Kosovës, të cilat po ndryshojnë varësisht nga të dhënat nga tereni. Përfaqësuesit e kësaj organizate bënë të ditur se rezultatet preliminare do të publikohen nesër dhe aty mund të dihet se kush do të jetë fitues për kryetar...