Sikur edhe në të gjitha komunat e Kosovë, edhe në Prizren janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale. Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Prizren, Nysret Bytyqi ka konfirmuar për Kosovapress, se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk ka pasur asnjë problem rreth hapjes së tyre. Ndërsa, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit ka thënë se ata kanë hartuar qysh moti planin operativ dhe gjithçka ka qenë në rregull në fillim të procesit zgjedhor, përveç dy vendvotime në Komunën e Suharekës ku kanë munguar vulat dhe hetuesit bashkë më prokurorin kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.