Rezultatet deri në orën 19.00 për Anamoravën

Rezultatet deri në orën 19.00 për Anamoravën

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 19 në Komunën e Gjilanit kanë votuar 47 mijë e 497 persona, ose 51. 83 përqind e tyre. Në listën e votuesve figurojnë 94 mijë e 268 persona për të drejtë vote.

Numër më i madh i votuesve në rajonin e Anamoravës është raportuar nga KQZ të ketë dalur në Komunën e Kllokotit, me një përqindje prej 63 përqind . Kllokoti ka gjithsej 3 mijë e 297 votues, ndërkaq deri më tani kanë dalur të votojnë 2 091 qytetarë.