PDK e LDK shpallin fitoren në Gjilan

PDK e LDK shpallin fitoren në Gjilan

Simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të festojnë në qytetin e Gjilanit.

Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka thënë se prinë aktualisht nga partia e dytë.

“Natyrshëm mund të ketë ndonjë ndryshim, sepse tash ka kalu kohë. Jemi gjashtë vite në koalicion, me po të njëjtat formacione politike, do të vazhdojmë me to gjithsesi. Por, nëse lind nevoja me u pasuru, prap kemi opcionet dhe zgjedhim opcionet jashtëzakonisht të mira, të afërta plotësisht me programin e Partisë Demokratike të Kosovës. Një është e sigurt që me ata, të cilët po garojmë nuk do të jemi në koalicion”, ka thënë Mustafa.