Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX ka sqaruar angazhimin e djeshëm të këtij misioni, pas incidenteve në veri.”EULEX-i i është përgjigjur menjëherë sulmit në qendrën e votimit në veri të Mitrovicës dhe ka dhënë mbështetje shtesë për Policinë e Kosovës në mënyrë që ta sigurojë stafin e OSBE-së dhe Misionit Vëzhgues të BE-së,...
Author: betim musliu (betim musliu)
Kocijançiç: BE e shqetësuar për incidentet në veri
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka deklaruar mbrëmë se Bashkimi Evropian është i shqetësuar për sulmet që kanë ndodhur në disa vendvotime në veri të Mitrovicës.“Me kujdes po ndjekim rrjedhën e situatës në Kosovë dhe jemi të shqetësuar për incidentet e dhunën në...
Publikimi i rezultateve preliminare gjatë ditës së sotme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet preliminare gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar kryetarja, Valdete Daka.Gjatë një konference të mbajtur pak para orës 3 të mëngjesit, ajo ka thënë se rezultatet preliminare nuk mund të shpallen përderisa në disa komuna ka një garë ende të paqartë rreth balotazhit.
Prokuroria do t’i ndjekë penalisht ata që votuan në emër të të vdekurve
Prokuroria e shteti ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, nga 35 personat e ndaluar, 8 kanë qenë zyrtarë, 3 komisionarë, dy menaxherë shkollash dhe tre vëzhgues. Kryeprokurori Ismet Kabashi tha se bashkëpunimi që ka pasur me Policinë e Kosovës dhe me shoqëritë civile do të vazhdojë edhe në ditën e balotazhit, dhe të gjitha...
Krasniqi i befasuar nga ‘rotacioni’ në disa qytete
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, procesin e djeshëm zgjedhor e ka vlerësuar si proces të rregullt, duke përjashtuar sipas tij, pjesën veriore, e cila ka qenë storie dështimi si për institucionet vendore, ashtu edhe për ato ndërkombëtare.“Zgjedhjet e djeshme kanë qenë të mirë administruara. Ndërsa procesi zgjedhor në veri ka qenë proces i...
DnV vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor
Demokracia në Veprim njoftoi të hënën se nga të dhënat e vëzhguesve, vlerësimi i përgjithshëm është që procesi zgjedhor në ditën e votimit për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013, përkundër disa parregullsive të vogla, ka qenë një proces zgjedhor i qetë, i rregullt dhe demokratik, me përjashtim të veriut të vendit, ku qytetarët e...
Kryetari lexhendar bëhet me karrige në Kuvendin e Prishtinës
Kryetari lexhendar, Visar Arifaj, nga Partia e Fortë, ka siguruar ulëse në Asamblenë Komunale të Prishtinës. Me 1.94 për qind të votave të siguruara deri tani nga 92.66 për qind e fletëvotimeve të numëruar për Kuvendin Komunal të Prishtinës, ai siguron ulësen në mesin e 51 këshilltarëve sa ka Kuvendi Komunal. Këtë vend ia mundëson...
Vetëvendosje e pakënaqur me rezultatin e votimit të djeshëm
Në saje të një mobilizimi shoqëror për mbrojtjen e votës, e sidomos për shkak të rreth 7.500 personave të angazhuar nga Lëvizja Vetëvendosje!, si kujdestarë të trajnuar profesionalisht, nuk u lejua që të përsëritet ajo që u quajt ‘vjedhje industriale e votave’ nga dhjetori i vitit 2010, thanë zyrtarët e Vetëvendosjes Po ashtu ne kemi...
Daka: Fillim i mbarë, asnjë problem në mëngjes
Valdete Daka, kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) në paraqitjen e parë para gazetarëve pas fillimit të zgjedhjeve, rreth orës 8:20 minuta, ka thënë se zgjedhjet janë hapur në të gjitha qendrat e votimit me kohë, përveç në një qendër votimi në veri të Kosovës, ku fillimi i votimit nuk është bërë në orën 7...
Hodzic: Veprimi i OSBE-së në Mitrovicën veriore, i papërgjegjshëm
Kandidatja për kryetar të Mitrovicës Veriore, Adriana Hodzic, gjatë një prononcimi për KTV-në, ka shprehur zhgënjimin e saj me incidentet në Mitrovicën veriore, ku janë sulmuar qendrat e votimit, janë lënduar disa persona dhe është shkatërruar materiali zgjedhor nga ana e huliganëve serbë.