Kryetari lexhendar, Visar Arifaj, nga Partia e Fortë, ka siguruar ulëse në Asamblenë Komunale të Prishtinës. Me 1.94 për qind të votave të siguruara deri tani nga 92.66 për qind e fletëvotimeve të numëruar për Kuvendin Komunal të Prishtinës, ai siguron ulësen në mesin e 51 këshilltarëve sa ka Kuvendi Komunal. Këtë vend ia mundëson kandidimi i tij si bartës i listës së Partisë së Fortë, që arrit të renditet si forca e tetë politike në Prishtinë. Në zgjedhjet komunale të së dielës partia e udhëhequr nga kryetari lexhendar ka arritur t’i grumbullojë së paku 1.375 vota.