Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX ka sqaruar angazhimin e djeshëm të këtij misioni, pas incidenteve në veri.”EULEX-i i është përgjigjur menjëherë sulmit në qendrën e votimit në veri të Mitrovicës dhe ka dhënë mbështetje shtesë për Policinë e Kosovës në mënyrë që ta sigurojë stafin e OSBE-së dhe Misionit Vëzhgues të BE-së, që kanë qenë të pranishëm atje”, sqaron EULEX.