Prokuroria do t’i ndjekë penalisht ata që votuan në emër të të vdekurve

Prokuroria do t’i ndjekë penalisht ata që votuan në emër të të vdekurve

Prokuroria e shteti ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, nga  35 personat e ndaluar, 8 kanë qenë zyrtarë, 3 komisionarë, dy menaxherë shkollash dhe tre vëzhgues. Kryeprokurori Ismet Kabashi tha se bashkëpunimi që ka pasur me Policinë e Kosovës dhe me shoqëritë civile do të vazhdojë edhe në ditën e balotazhit, dhe të gjitha keqpërdorimet do të dënohen sipas ligjit në fuqi. Ai bëri të ditur se Prokuroria e Shtetit do të angazhohet të verifikohen listat e votimit dhe të gjithë ata që kanë votuar në vend të personave të vdekur do të ndiqen penalisht.