Në saje të një mobilizimi shoqëror për mbrojtjen e votës, e sidomos për shkak të rreth 7.500 personave të angazhuar nga Lëvizja Vetëvendosje!, si kujdestarë të trajnuar profesionalisht, nuk u lejua që të përsëritet ajo që u quajt ‘vjedhje industriale e votave’ nga dhjetori i vitit 2010, thanë zyrtarët e Vetëvendosjes
Po ashtu ne kemi dorëzuar në PZAP mbi 100 ankesa në lidhje me parregullsitë, të ndodhura gjatë këtij procesi zgjedhor.