Kocijançiç: BE e shqetësuar për incidentet në veri

Kocijançiç: BE e shqetësuar për incidentet në veri

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ka deklaruar mbrëmë se Bashkimi Evropian është i shqetësuar për sulmet që kanë ndodhur në disa vendvotime në veri të Mitrovicës.“Me kujdes po ndjekim rrjedhën e situatës në Kosovë dhe jemi të shqetësuar për incidentet e dhunën në disa vendvotime”, ka thënë Kocijançiç në një komunikatë për media duke shtuar se BE, si gjithherë, dënon dhunën.