Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, procesin e djeshëm zgjedhor e ka vlerësuar si proces të rregullt, duke përjashtuar sipas tij, pjesën veriore, e cila ka qenë storie dështimi si për institucionet vendore, ashtu edhe për ato ndërkombëtare.“Zgjedhjet e djeshme kanë qenë të mirë administruara. Ndërsa procesi zgjedhor në veri ka qenë proces i dështuar për të cilët përgjegjësia bie mbi institucionet të cilat kanë marrë përsipër mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës”, ka theksuar ai për Telegrafin.