DnV vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor

DnV vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor

Demokracia në Veprim njoftoi të hënën se nga të dhënat e vëzhguesve, vlerësimi i përgjithshëm është që procesi zgjedhor në ditën e votimit për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013, përkundër disa parregullsive të vogla, ka qenë një proces zgjedhor i qetë, i rregullt dhe demokratik, me përjashtim të veriut të vendit, ku qytetarët e asaj pjese nuk kanë mundur të votojnë lirshëm.Sipas tyre, nga aspekti i organizimit teknik, KQZ ka siguruar që materiali i domosdoshëm zgjedhor të jetë i pranishëm në të gjitha vendvotimet në kohën e duhur, si dhe në përgjithësi nuk është shënuar ndonjë rast ku ka pasur vërejtje mbi kualitetin e këtyre materialeve.