Kategori: <span>Uncategorized</span>

Postim

Arrestohen tre persona, futen ilegalisht në një qendër votimi

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, të cilët ishin future në shkollën “Meto Bajraktari”, në Prishtinë, pas mesnatës. Futja e tyre është vërejtur nga disa qytetarë, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe më pas janë grumbulluar përreth shkollës duke penguar largimin e tyre nga objekti.  

Postim

Publikimi i rezultateve preliminare gjatë ditës së sotme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë rezultatet preliminare gjatë ditës së sotme, ka konfirmuar kryetarja, Valdete Daka.Gjatë një konference të mbajtur pak para orës 3 të mëngjesit, ajo ka thënë se rezultatet preliminare nuk mund të shpallen përderisa në disa komuna ka një garë ende të paqartë rreth balotazhit.

Postim

Prokuroria do t’i ndjekë penalisht ata që votuan në emër të të vdekurve

Prokuroria e shteti ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme, nga  35 personat e ndaluar, 8 kanë qenë zyrtarë, 3 komisionarë, dy menaxherë shkollash dhe tre vëzhgues. Kryeprokurori Ismet Kabashi tha se bashkëpunimi që ka pasur me Policinë e Kosovës dhe me shoqëritë civile do të vazhdojë edhe në ditën e balotazhit, dhe të gjitha...

Postim

Prokuroria Trajtoi Mbi Dyzet Raste për Shkelje Zgjedhore

Raste me asgjësimin e dokumenteve të votimit, fotografim vote, dyshim të dhënies ose të marrjes së ryshfetit lidhur me votimet dhe disa shkelje tjera i kanë trajtuar të 50 prokurorët e vendosur në territorin e Republikës së Kosovës, gjatë zgjedhjeve të mbajtura të dielën. Kryeprokurori i Shtetit Ismet Kabashi, të hënën, në një konferencë për...

Postim

Jacobson vlerëson suksesin e përgjithshëm të zgjedhjeve

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, i ka vlerësuar zgjedhjet vendore në Kosovë si përgjithësisht të suksesshme. Në rrjetin social Twitter, zonja Jacobson ka thënë se “duke lënë anash Mitrovicën e Veriut, SHBA-të kanë vërrejtur probleme të vogla teknike dhe shumë profesionalizëm e entuziazëm në mbarë Kosovën”.

Postim

Krasniqi i befasuar nga ‘rotacioni’ në disa qytete

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, procesin e djeshëm zgjedhor e ka vlerësuar si proces të rregullt, duke përjashtuar sipas tij, pjesën veriore, e cila ka qenë storie dështimi si për institucionet vendore, ashtu edhe për ato ndërkombëtare.“Zgjedhjet e djeshme kanë qenë të mirë administruara. Ndërsa procesi zgjedhor në veri ka qenë proces i...

Postim

“Detyrë e OSBE-së ka qenë lehtësimi i procesit, jo siguria”

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean Claude Schlumberger, ka mbajtur sonte në orët e vona konferencë për gazetarë, në të cilën ka folur rreth incidenteve të dhunshme në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës. Ai ka bërë të ditur se procesi i zgjedhjeve ka qenë duke shkuar mirë deri në orën 17:00....

Postim

DnV vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor

Demokracia në Veprim njoftoi të hënën se nga të dhënat e vëzhguesve, vlerësimi i përgjithshëm është që procesi zgjedhor në ditën e votimit për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013, përkundër disa parregullsive të vogla, ka qenë një proces zgjedhor i qetë, i rregullt dhe demokratik, me përjashtim të veriut të vendit, ku qytetarët e...

Postim

KQZ: Shtyhen rezultatet preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka bërë të ditur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, siç ishte paralajmëruar dhe siç është pritur. Ato do të bëhen të ditura gjatë orëve të ditës. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se rezultatet preliminare do të bëhen më vonë, kur komisioni...

Postim

Kryetari lexhendar bëhet me karrige në Kuvendin e Prishtinës

Kryetari lexhendar, Visar Arifaj, nga Partia e Fortë, ka siguruar ulëse në Asamblenë Komunale të Prishtinës. Me 1.94 për qind të votave të siguruara deri tani nga 92.66  për qind e fletëvotimeve të numëruar për Kuvendin Komunal të Prishtinës, ai siguron ulësen në mesin e 51 këshilltarëve sa ka Kuvendi Komunal. Këtë vend ia mundëson...