KQZ: Shtyhen rezultatet preliminare

KQZ: Shtyhen rezultatet preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka bërë të ditur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit, siç ishte paralajmëruar dhe siç është pritur. Ato do të bëhen të ditura gjatë orëve të ditës.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se rezultatet preliminare do të bëhen më vonë, kur komisioni do të ketë më shumë të dhëna, ngase ato u mungojë prej disa komunave, ndërkohë që në disa të tjera është duke vazhduar procesi i numërimit. Një nga arsyet për këtë shtyrje ka përmendur edhe rezultatin e ngushtë që kanë disa nga kandidat që synojnë balotazhin, andaj, sipas Dakës, KQZ, nuk dëshiron të krijoj kurrfarë konfuzionin në publik.