Arrestohen tre persona, futen ilegalisht në një qendër votimi

Arrestohen tre persona, futen ilegalisht në një qendër votimi

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, të cilët ishin future në shkollën “Meto Bajraktari”, në Prishtinë, pas mesnatës.

Futja e tyre është vërejtur nga disa qytetarë, të cilët kanë lajmëruar policinë dhe më pas janë grumbulluar përreth shkollës duke penguar largimin e tyre nga objekti.