Demokracia në Veprim ka raportuar se deri në orën 12-të kanë votuar rreth 13 % të qytetarëve me të drejtë vote, çfarë tregon se është rritur numri i votueseve krahasuar me orët e para të ditës.
Author: betim musliu (betim musliu)
Parregullsitë e vërejtura nga Vetëvendosje! deri në ora 15:00
Sipas vetëvendosjes, në shumicën e vendvotimeve në Prishtinë po mungon ngjyra për vulë dhe po përdoret lëngu i sprejit për këtë punë, gjë që është e papranueshme. Lëvizja Vetëvendosje! kërkon nga organet kompetente që menjëherë ta zgjidhin këtë problem.
PDK në Mitrovicë: Arrestohen katër aktivistë të AKR-së
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Mitrovicë, përmes komunikate deklaron se “sot rreth orës 14:00, në afërsi të qendrës së votimit ‘Ismail Qemajli’ në Mitrovicë, pas informimit për presion ndaj votuesve dhe tentativës për të blerë vota, Policia e Kosovës ka arrestuar katër aktivistë të partisë Aleanca Kosova e Re, disa nga të cilët janë...
Haziri: Në Shillovë arrestohet një anëtar i PDK-së
Sipas të dhënave që posedon Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Gjilan, deri në ora 17:30 kanë dalë të votojnë mbi 42 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Sipas LDK-së në Gjilan, përveç disa rasteve të izoluara, procesi i votimit ka shkuar mirë, pos këtyre parregullsive: “Vizita e kujdestarit të komunës brenda objektit të...
Arrestohet pjesëtari i MUP-it
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se para pak çastesh është arrestuar një person, i cili dyshohet që është pjesëtarë i MUP-it. Në operacionin që është zhvilluar në qendër të Shtërpcës, përveç njësiteve të specializuara kanë marrë pjesë edhe hetuesit rajonal të Policisë në Ferizaj. I dyshuari, është intervistuar në stacionin e policisë në Shtëprcë...
NË DAMJAN TË GJAKOVËS, LEJOHET VOTIMI EDHE PA LETËRNJOFTIM
Hajdar Leniqi ka votuar në fshatin Damjan në klasën numër 3 pa letërnjoftim. Ai është lejuar të votojë vetëm më një document të lëshuar nga policia në të cilin vërtetohet se atij i ka humbur letërnjoftimi.
ARRESTOHET KOMISIONIERI I PDK-SË NË TËRPEZË TË VITISË
Policia ka arrestuar një komisioner në Tërpezë të Vitisë për keqpërdorim të votës tha Ismet Hashani, zëvendës i policisë për Gjilan.
FERIZAJ: DY ARRESTIME DHE NJË PADI PENALE
Në qendrën e votimit në shkollën “Ahmet Hoxha” në Ferizaj , policia ka shoqëruar Dugagjin Hetemin, ish- zyrtar i lartë i komunës së Ferizajt dhe anëtar i kryesisë së AAK-së, nën dyshimin se ai ka provuar të ndikoj tek votuesit për ta votuar kandidatin e LDK-së, Muharrem Svarca.
NJË ZYRTAR I LARTË I KKZ-SË DYSHOHET PËR MANIPULIM TË VOTAVE
Përveç dy rasteve që janë paraqitur më herët në Shtërpc dhe në Zhegër, Në Prokurorinë e Shtetit është paraqitur edhe një rast tjetër në Prizren, ku nj zyrtar i lartë i KKZ-së dyshohet për manipulim të votave.
VOTON PA LETËRNJOFTIM, INTERVISTOHET PO S’ARRESTOHET
Drejtori i shkollës “Yll Morina” Zeki Morina ka votuar në këtë shkollë pa letërnjoftim. Ai ka thënë se ka votuar pa letërnjoftim pasi që ata e kanë njohur komisionerët dhe vëzhguesit.