(I plotësi) Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se PDK-ja ka shënuar fitore në 15 komuna duke qenë të parët, madje në disa pa balotazh, derisa si parti kanë shënuar rritje të votave. Ai para shumë simpatizantëve të PDK-së në Sheshin 21, ka thënë se janë të bindur në fitoren e shumicës së komunave...
Kategori: <span>Uncategorized</span>
Truproja e Thaçit po i shantazhon qytetarët e Lipjanit
LDK ka denoncuar publikisht PDK-në, përkatësisht truprojen e kryeministrit Hashim Thaçi se po i shantazhin votuesit në komunën e Lipjanit. Në reagimin e LDK-së thuhetse “grupe të caktuara të njerëzve, të prirë nga Lulëzim Buja, truproja e kryeministrit të vendit, po shkojnë nga një qendër votimi te tjetra.
Në Han të Elezit, Rufki Suma, në Kaçanik Besim Ilazi
Korrespodenti i Kohës Ditore nga Kaçaniku njofton se kandidati i pavarur për kryetar të Hanit të Elezit, Rufki Suma ka fituar shumicën e votave dhe nuk do të ketë nevojë fare të shkojë në balotazh.
REAGON RAGIP GJOSHI: DJALIN MA SULMOI VËLLAI I JAKUP KRASNIQIT
Ragip Gjoshi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Iniciativës Qytetare të Drenasit . Sipas tij lajmi se djali ka kërcënuar vëzhguesit në qendrën e votimit në Stankovc, është një gënjeshtër e kulluar e Izet Ibrahimit , kandidatit të Iniciativës Qytetare për Drenasin.
DEKLARATA E KOORDINATORES NACIONALE PËR ZGJEDHJE NGA PROKURORI I SHTETIT, PROKURORES LAURA PULA, DHËNË NË KONFERENCËN E DYTË TË ZYRËS SË KRYEPROKURORIT TË SHTETIT, TË MBAJTUR LIDHUR ME INFORMIMIN E MBARËVAJTJES SË PROCESIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, mirë se erdhët në konferencën e dytë për media të organizuar nga Prokurori i Shtetit në ditën e votimit në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit 2013, Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është informimi i opinionit publik rreth aktiviteteve të institucioneve të...
Ekstremistët i quajnë “shiftari” votuesit serbë, mbyllen qendrat e votimit në veri (Video)
Pas incidenteve në veri, tri qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, përkatësisht shkolla teknike, ajo e mjekësisë, si dhe shkolla “Sveti Sava”, janë mbyllur para gjysmë ore, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it. Sipas këtyre burimeve, një pjesë e madhe e materialit është marrë nga maskat të cilët me dhunë kanë depërtuar brenda dhe...
OSBE pranon se është detyruar të tërhiqen nga vendvotimet në veri
Misioni i OSBE-së, nëpërmjet një komunikate për media, ka pranuar se lehtësuesit e këtij misioni për zgjedhje janë detyruar të tërhiqen nga vendvotimet në Mitrovicën e Veriut ndërmjet orës 17:00 dhe 18:00 për shkak të incidenteve të rënda dhe shqetësimeve të sigurisë. Sipas komunikatës, 70 pjesëtarë të OSBE-së janë tërhequr dhe asnjëri nga ta nuk...
Në dy qendra votimi në Suharekë mungojnë vulat
Sikur edhe në të gjitha komunat e Kosovë, edhe në Prizren janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale. Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Prizren, Nysret Bytyqi ka konfirmuar për Kosovapress, se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk ka pasur asnjë problem rreth hapjes së tyre. Ndërsa, zëdhënësi i...
Komisionerët shqiptarë nuk lejohen të shkojnë në veri
Komisionerët shqiptarë janë penguar për të shkuar në veri të Mitrovicës. Tash për tash nuk është gjetur ndonjë mënyrë për dërgimin e tyre në veri. Nuk dihet kush do t’i dërgojë ata në vendvotimet në këtë pjesë të kosovës. Rreth 25 komisionerë shqiptarë të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët kanë qenë të paraparë të...
Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00, mbi 33 për qind
Në orët e pasditës ka nis të shtohet dukshëm pjesëmarrja e qytetarëve në votime. Sipas të dhënave të KQZ-së, p Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës, deri në orën 15:00, ka arritur në mbi 33, 14 për qind.