Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e konsideron jo të lehtë por të suksesshëm përmbylljen e procesit zgjedhorë në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përkundër mbylljes para kohe të qendrave të votimit në katër komunat veriore të vendit.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, në konferencën e fundit për media, komunikoi se pjesëmarrja qytetare në zgjedhje deri në orën 19:00, duke mos i përfshirë katër komunat në veri, ka qenë 45.79%, ose 814 mijë e 780 votues, që është për 100 mijë votues më tepër se në vitin 2009.