Misioni i OSBE-së, nëpërmjet një komunikate për media, ka pranuar se lehtësuesit e këtij misioni për zgjedhje janë detyruar të tërhiqen nga vendvotimet në Mitrovicën e Veriut ndërmjet orës 17:00 dhe 18:00 për shkak të incidenteve të rënda dhe shqetësimeve të sigurisë.
Sipas komunikatës, 70 pjesëtarë të OSBE-së janë tërhequr dhe asnjëri nga ta nuk është lënduar.