Thaçi: I patëm tri qëllime, ia arritëm

Thaçi: I patëm tri qëllime, ia arritëm

(I plotësi) Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se PDK-ja ka shënuar fitore në 15 komuna duke qenë të parët, madje në disa pa balotazh, derisa si parti kanë shënuar rritje të votave. Ai para shumë simpatizantëve të PDK-së në Sheshin 21, ka thënë se janë të bindur në fitoren e shumicës së komunave edhe në raundin e dytë, duke u rikonfirmuar kështu si partia e parë në vend.

Thaçi u shpreh se ata kanë pasur tri qëllime kryesore në këtë proces elektoral lokal. Sipas tij, sot PDK-ja është konfirmuar partia numër një në Kosovë. Ai deklaroi se PDK-ja udhëheq shumicën e komunave të vendit dhe është partia e parë në nivel nacional.