Ekstremistët i quajnë “shiftari” votuesit serbë, mbyllen qendrat e votimit në veri (Video)

Ekstremistët i quajnë “shiftari” votuesit serbë, mbyllen qendrat e votimit në veri (Video)

Pas incidenteve në veri, tri qendrat e votimit në veri të Mitrovicës, përkatësisht shkolla teknike, ajo e mjekësisë, si dhe shkolla “Sveti Sava”, janë mbyllur para gjysmë ore, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve, një pjesë e madhe e materialit është marrë nga maskat të cilët me dhunë kanë depërtuar brenda dhe pastaj është djegur, ndërsa pjesën tjetër kanë arritur ta shpëtojnë pjesëtarët e EULEX-it, të cilët në këto momente ndodhen në këto zona.

Mësohet se situata në veri tani është e qetë, por nën tension, ndërsa helikopterë të EULEX-it po e vëzhgojnë situatën nga ajri.