DEKLARATA E KOORDINATORES NACIONALE PËR ZGJEDHJE NGA PROKURORI I SHTETIT, PROKURORES LAURA PULA, DHËNË NË KONFERENCËN E DYTË TË ZYRËS SË KRYEPROKURORIT TË SHTETIT, TË MBAJTUR LIDHUR ME INFORMIMIN E MBARËVAJTJES SË PROCESIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, mirë se erdhët në konferencën e dytë për media të organizuar nga Prokurori i Shtetit në ditën e votimit në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit 2013, 
Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është informimi i opinionit publik rreth aktiviteteve të institucioneve të drejtësisë në lidhje me rastet e iniciuara deri më tani që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit.
Gjatë ditës së sotme, deri në këto momente në gjithë territorin e Republikës së Kosovës kemi  hapur 7 lëndë, kundër 14 personave, prej tyre kemi ndaluar 12 persona dhe 2 persona janë obliguar që të paraqiten në polici. . 
Prej tyre: 4 persona janë ndaluar në Podujevë për falsifikim të begjit identifikues 
4 në Drenas, 
1 në Istog, 2 nga neni 217 i KPRK
2 në Malishevë, nga neni 213 i KPRK
1 në Mitrovicë , nga neni 218 i KPRK