“Këto janë rezultatet ku mungon komuna e Parteshit, pasi që janë mbyllur vendvotimet në një qendër të votimit në Pasjan ka ardhur deri tek një incident dhe me atë rast janë dëmtuar tri kuti, ndërsa, një kuti nga kjo qendër e votimit ka mbetur pa dëmtuar dhe është në duart e Policisë. Ndërsa, dy persona...
Author: betim musliu (betim musliu)
DEMOKRACIA NË VEPRIM: RRITET NUMRI I VOTUESVE NË KRAHASIM ME ORËT E PARADITES
Demokracia në Veprim ka raportuar se deri në orën 12-të kanë votuar rreth 13 % të qytetarëve me të drejtë vote, çfarë tregon se është rritur numri i votueseve krahasuar me orët e para të ditës.
Parregullsitë e vërejtura nga Vetëvendosje! deri në ora 15:00
Sipas vetëvendosjes, në shumicën e vendvotimeve në Prishtinë po mungon ngjyra për vulë dhe po përdoret lëngu i sprejit për këtë punë, gjë që është e papranueshme. Lëvizja Vetëvendosje! kërkon nga organet kompetente që menjëherë ta zgjidhin këtë problem.
PDK në Mitrovicë: Arrestohen katër aktivistë të AKR-së
Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Mitrovicë, përmes komunikate deklaron se “sot rreth orës 14:00, në afërsi të qendrës së votimit ‘Ismail Qemajli’ në Mitrovicë, pas informimit për presion ndaj votuesve dhe tentativës për të blerë vota, Policia e Kosovës ka arrestuar katër aktivistë të partisë Aleanca Kosova e Re, disa nga të cilët janë...
Haziri: Në Shillovë arrestohet një anëtar i PDK-së
Sipas të dhënave që posedon Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Gjilan, deri në ora 17:30 kanë dalë të votojnë mbi 42 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Sipas LDK-së në Gjilan, përveç disa rasteve të izoluara, procesi i votimit ka shkuar mirë, pos këtyre parregullsive: “Vizita e kujdestarit të komunës brenda objektit të...
Arrestohet pjesëtari i MUP-it
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se para pak çastesh është arrestuar një person, i cili dyshohet që është pjesëtarë i MUP-it. Në operacionin që është zhvilluar në qendër të Shtërpcës, përveç njësiteve të specializuara kanë marrë pjesë edhe hetuesit rajonal të Policisë në Ferizaj. I dyshuari, është intervistuar në stacionin e policisë në Shtëprcë...
NË DAMJAN TË GJAKOVËS, LEJOHET VOTIMI EDHE PA LETËRNJOFTIM
Hajdar Leniqi ka votuar në fshatin Damjan në klasën numër 3 pa letërnjoftim. Ai është lejuar të votojë vetëm më një document të lëshuar nga policia në të cilin vërtetohet se atij i ka humbur letërnjoftimi.
ARRESTOHET KOMISIONIERI I PDK-SË NË TËRPEZË TË VITISË
Policia ka arrestuar një komisioner në Tërpezë të Vitisë për keqpërdorim të votës tha Ismet Hashani, zëvendës i policisë për Gjilan.
FERIZAJ: DY ARRESTIME DHE NJË PADI PENALE
Në qendrën e votimit në shkollën “Ahmet Hoxha” në Ferizaj , policia ka shoqëruar Dugagjin Hetemin, ish- zyrtar i lartë i komunës së Ferizajt dhe anëtar i kryesisë së AAK-së, nën dyshimin se ai ka provuar të ndikoj tek votuesit për ta votuar kandidatin e LDK-së, Muharrem Svarca.
NJË ZYRTAR I LARTË I KKZ-SË DYSHOHET PËR MANIPULIM TË VOTAVE
Përveç dy rasteve që janë paraqitur më herët në Shtërpc dhe në Zhegër, Në Prokurorinë e Shtetit është paraqitur edhe një rast tjetër në Prizren, ku nj zyrtar i lartë i KKZ-së dyshohet për manipulim të votave.