Kandidati i Aleanca Kosova e Re , Korab Sejdiu ka votuar në qendrën e votimit 1901 në shkollën fillore “Naim Frashëri “, ku i ka falënderuar të gjithë qytetarët që kanë për ta votuar dhe do dalin deri ën mbylljen e votimeve.
Kategori: <span>Uncategorized</span>
Roja Refuzoi të Hapte Qendrën e Votimit
Personi i arrestuar refuzoi të hapte qendrën e votimit, me arsyetimin se shkolla është ende në renovim. Personi i arrestuar nga Policia e Kosovës është Ymer Hasanaj, rojë në shkollën Bajram Curri në Cercë të Istogut.
Vetëvendosje bën thirrje për vigjilencë gjatë numërimit
Drejtuesi i Shtabit të përgjithshëm Dardan Molliqaj dhe drejtuesi i Shtabit të Qendrës së Prishtinës Dardan Sejdiu mbajtën një konferencë për media në lidhje me procesin e sotëm zgjedhor. Në vazhdim mund të gjeni përmbledhjen e çështjeve kryesore të paraqitura.
Në dy qendra votimi në Suharekë mungojnë vulat
Sikur edhe në të gjitha komunat e Kosovë, edhe në Prizren janë hapur të gjitha qendrat e votimit për zgjedhjet lokale. Kryesuesi i Komisionit Komunal Zgjedhor në Prizren, Nysret Bytyqi ka konfirmuar për Kosovapress, se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe nuk ka pasur asnjë problem rreth hapjes së tyre. Ndërsa, zëdhënësi i...
Konfuzion në veri të Kosovës
Zgjedhjet lokale në veri të Kosovës u zhvilluan në atmosferën e dhunës dhe kërcënimeve. Kundërshtarët e zgjedhjeve shpallën suksesin e bojkotit, në Beograd vlerësohet se një gjë e tillë komplikon situatën e serbëve.Kjo mund të pritej që gjatë zgjedhjeve në veriun e Kosovës mund të kishte konfrontime politike dhe fizike, sepse fushata bojkotuese ka qenë...
Në veri thirrje për bojkot
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja e sigurisë në veri është kryesisht e qetë. Megjithatë, ai bëri të ditur se në tri lokacione në afërsi të qendrave të votimit, disa qytetarë janë duke bërë thirrje për të bojkotuar procesin e votimit. “Së paku në...
KQZ: Në veri pjesëmarrje më e ulët
Në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, deri në orën 15, pjesëmarrja më e ulët e qytetarëve në zgjedhjet lokale ka qenë në veri. Anëtari i KQZ-së, Nenad Rikallo i ka thënë agjencisë Beta se dalja në Zveçan ka qenë 7.39 për qind, në Leposaviq 12.52 për qind, në Zubin Potok 13.38 për...
NUK HAPET VETËM NJË VENDVOTIM
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka bërë të ditur se në të gjithë Kosovën , janë hapur të gjitha qendrat e votimit , përjashtuar një vendvotim në veri të vendit. Sipas të dhënave të KQZ-së atje është duke u shpërndarë materiali.
VOTOHET NGADALË, POR SIGURT
Në komunën e Gjilanit qytetarët kanë nisur të votojnë. Zyrtare të Komisionit Komunal në këtë komuanë kanë konfirmuar për KosovaPress se procesi ka filluar me kohë dhe po vazhdon normalisht. Deri më tani vërehet mjaftë interesimi i qytetarëve për të votuar.
Vritet Kandidati i AAK-së për Asamble në Skënderaj
Kandidati për këshilltar komunal i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Skënderaj është vrarë të shtunën rreth orës 16:00. Në një komunikatë të Policisë së Kosovës, të lëshuar po të shtunën dyshohet se vrasjen e ka kryer polici me inicialet V.G, i cili kur shtiu drejt kandidatit nuk ishte në detyrë zyrtare. Policia thotë se...