Prokuroria e shtetit na njofton se ka iniciuar edhe një lëndë për parregullsi në procesin zgjedhor. Laura Pula nga prokuroria e shtetit ka thënë se deri tash janë 16 lëndë me 20 persona të dyshuar për parregullsi në procesin zgjedhor. Ndërsa zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani, ka thënë se bëhet një person përgjegjës nuk e...
Kategori: <span>Uncategorized</span>
Mbyllen vendvotimet, partitë fillojnë të prononcohen
Vendvotimet në Kosovë janë mbyllur në orën 19, ndonëse aty-këtu mund të ketë ende ndonjë vendvotim të hapur, pasi me ligj dhe rregulla zgjedhore ato mund të mbyllen edhe pas orës 19, derisa të votojnë edhe zgjedhësit e fundit që gjenden brenda objekteve të vendvotimit.
LDK FLET PËR PROCES TË RREGULLT ZGJEDHOR, ME DISA PARREGULLSI
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar të rregullt procesin zgjedhor, por ka njoftuar edhe për parregullsi që kanë ndodhur në vendvotime të ndryshme në vend.
Pantic kërkon zgjedhje të reja në veri, EULEX-i ndihmon PK-në
Kandidati për kryetar të veriut të Mitrovicës, Krstimir Pantic, ka thënë se pret nga bashkësia ndërkombëtare që të shpallë zgjedhje të reja në veri të Kosovës, transmeton Blic. Ndryshe, njësitë special të EULEX-it kanë ndërhyrë në së paku njërën prej qendrave të votimit e cila u demolua nga persona të maskuar.
PSSP Zarif: Sulmet kundër vendvotimeve në veri, krejtësisht të mjerueshme
Sulmet kundër vendvotimeve në pjesën veriore të Kosovës janë krejtësisht të mjerueshme : do të jetë e nevojshme një hetim i plotë për të përcaktuar rrethanat e ndodhive , dhe përgjegjësit të japin llogari, ka deklaruar PSSP-së Farid Zarif duke komentuar incidentet gjatë zgjedhjeve. “Pas valës së fundit të dhunës gjatë procesit zgjedhor , disa...
Daka: Materiali zgjedhor i veriut tashmë është në jug
Anëtarët e KQZ-së nuk janë njëzëri nëse kanë marrë informatën zyrtare që materiali zgjedhor për katër komunat në veri është nisur për në qendrën e numërimit. Disa nuk e kanë informatën, disa besojnë se do vijnë shpejtë, e vet Valdete Daka për KosovaPress thotë se ai material tashmë ka arritur në pjesën jugore të vendit....
IQ e Drenasit: PDK po terrorizon qytetarët me të shtëna armësh
Iniciativa Qytetare e Drenasit nëpërmjet një deklarate për publikun ka thënë se “pasi që dështuam, të kontaktojmë më prokurorin e autorizuar për zgjedhjet në Komunën e Drenasit jemi të detyruar t’i drejtohemi opinionit publik më këtë deklaratë.
Vuçiq kërkoi të ndërhyjnë forcat serbe në Kosovë
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, siç transmeton agjencia shtetërore e lajmeve e Serbisë, Tanjug, ka kërkuar sot nga bashkësia ndërkombëtare që t’i lejojë Serbisë të ndërhyjë 45 minuta dhe të vendos rend pas sulmit të ekstremistëve në vendvotimin në shkollën fillore “Sveti Sava” në pjesën veriore të Mitrovicës.
ARRESTIM NË KAÇANIK, VËZHGUESI PDK SHËNOI KUTINË E VOTIMIT
Në Kaçanik të vjetër është arrestuar një vëzhgues për shkak se e ka shënuar një kuti të votimit. Kjo është bërë nga përfaqësues të DnV-së , të cilët thanë se kjo ka ndodhur rreth orës 10:00.
DEKLARATA E KOORDINATORES NACIONALE PËR ZGJEDHJE NGA PROKURORI I SHTETIT, PROKURORES LAURA PULA, DHËNË NË KONFERENCËN E PARË TË ZYRËS SË KRYEPROKURORIT TË SHTETIT, TË MBAJTUR LIDHUR ME INFORMIMIN E MBARËVAJTJES SË PROCESIT ZGJEDHOR NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Mirë se keni ardhë të gjithë në konferencën e parë për media të organizuar nga Prokurori i Shtetit në ditën e votimit në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit 2013, Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është informimi i opinionit publik rreth aktiviteteve...