Sulmet kundër vendvotimeve në pjesën veriore të Kosovës janë krejtësisht të mjerueshme : do të jetë e nevojshme një hetim i plotë për të përcaktuar rrethanat e ndodhive , dhe përgjegjësit të japin llogari, ka deklaruar PSSP-së Farid Zarif duke komentuar incidentet gjatë zgjedhjeve.
“Pas valës së fundit të dhunës gjatë procesit zgjedhor , disa stacione të votimit në veri të Kosovës u vandalizuan dhe individët e pranishëm ishin sulmuar. PSSP Farid Zarif fuqimisht dhe në mënyrë kategorike, dënon këto veprime të pacivilizuara dhe kriminale që kanë për qëllim minimin e procesit zgjedhor nëpërmjet parandalimit të popullsisë në ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike për të votuar .