Të nderuar përfaqësues të mediave, të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Mirë se keni ardhë të gjithë në konferencën e parë për media të organizuar nga Prokurori i Shtetit në ditën e votimit në lidhje me zgjedhjet e 3 nëntorit 2013,
Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është informimi i opinionit publik rreth aktiviteteve të institucioneve të drejtësisë në lidhje me rastet e inicuara që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit për zgjedhjet e 3 nëntorit dhe ditën e votimit.