Anëtarët e KQZ-së nuk janë njëzëri nëse kanë marrë informatën zyrtare që materiali zgjedhor për katër komunat në veri është nisur për në qendrën e numërimit. Disa nuk e kanë informatën, disa besojnë se do vijnë shpejtë, e vet Valdete Daka për KosovaPress thotë se ai material tashmë ka arritur në pjesën jugore të vendit.
Anëtarët e KQZ-së, madje, janë të vendosur se do e shqyrtojnë ligjërisht qendrën e votimit që ka pasur probleme në atë pjesë dhe një rast nëse vlerësohet se ka pasur parregullsi do e anulojnë si qendër apo edhe si komunë.