Kategori: <span>Uncategorized</span>

Postim

Hodzic: Veprimi i OSBE-së në Mitrovicën veriore, i papërgjegjshëm

Kandidatja për kryetar të Mitrovicës Veriore, Adriana Hodzic, gjatë një prononcimi për KTV-në, ka shprehur zhgënjimin e saj me incidentet në Mitrovicën veriore, ku janë sulmuar qendrat e votimit, janë lënduar disa persona dhe është shkatërruar materiali zgjedhor nga ana e huliganëve serbë.

Postim

Zgjedhjet ‘mbyllin’ disa shkolla

Disa shkolla fillore e të mesme në mbarë territorin e Kosovës të cilat të dielën janë shfrytëzuar si qendra të votimit nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor, sot nuk po mbajnë mësim. Burime të Kosovapress-it bëjnë me dije se sot nuk janë hapur për mësim disa shkolla në Prishtinë, Drenas e disa komuna të tjera,...

Postim

EULEX sqaron rolin pas incidenteve në veri

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX ka sqaruar angazhimin e djeshëm të këtij misioni, pas incidenteve në veri.”EULEX-i i është përgjigjur menjëherë sulmit në qendrën e votimit në veri të Mitrovicës dhe ka dhënë mbështetje shtesë për Policinë e Kosovës në mënyrë që ta sigurojë stafin e OSBE-së dhe Misionit Vëzhgues të BE-së,...

Postim

Procesi i rregullt në Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan

Në Leposaviq, gjendja e qetë. Pjesëmarrja e votuesve ishte në nivelin e kënaqshëm, si aty ashtu edhe në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit. Ekipi i Indeksonline raporton se edhe aty janë vërejtur pjesëtarë të të ashtuquajturës mbrojtje civile, edhe pse presionet ishin shumë më pak të vërejtshme, në krahasim me pjesën veriore të Mitrovicës....

Postim

Votuan rreth 50% e atyre që kishin të drejtë vote

(I plotësuar) 45.79% e qytetarëve të Kosovës kanë votuar të dielën në zgjedhjet lokale në Kosovë, përjashtuar këtu katër komunat veriore. Apo, 100 mijë votues më shumë se në zgjedhjet e fundit. KQZ-ja në një konferencë për media ka dhënë përqindjen e votuesve nëpër komuna ku u bë e ditur se shumica prej tyre kanë...

Postim

Arrestohen katër “komisionarë” falsifikues në Batllavë të Podujevës

Në një vendvotim të në Batllavë të Komunës së Podujevës, janë arrestuar katër persona të prezantuar si “komisionarë të AAK-së”. Mediat bëjnë me dije se personat e arrestuar kishin falsifikuar dokumentin e identifikimit, duke u prezantuar si komisionarit të AAK-së, që ndryshe njihen si “bexha”. Arrestimi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.  

Postim

Tre të arrestuar edhe në Mitrovicë

Tre të arrestuar është bilanci i arrestimeve që ka bërë sot policia në Mitrovicë, për shkak të shkeljeve të procesit zgjedhor, raporton korrespodenti i Kohës Ditore.  Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka theksuar se policia ka arrestuar këta persona në jug të Mitrovicës si të dyshuar për keqpërdorim të votave. 

Postim

VOTON BESNIK TAHIRI (VIDEO)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka votuar në shkollën “Dardania”, qendra e votimit 1904a, ku pas votimit të tij, erdhi edhe lideri i kësaj partie , Ramush Haradinaj, për ta përkrahur dhe uruar.

Postim

DnV: Në veri ka edhe të plagosur, tërhiqen vëzhguesit

Sipas Demokracisë në Veprim, deri në ora 16:00, votuan 35 për qind e qytetarëve. Ismet Kryeziu nga Demokracia në Veprim ka thënë se deri në orën 16:00 në tërë territorin e Kosovës kanë votuar mbi 35 për qind e qytetarëve të Kosovës. Sipas tij, ka pasur incidente në disa komuna të Kosovës, por që, sipas...

Postim

PDK e LDK shpallin fitoren në Gjilan

Simpatizantët e Partisë Demokratike të Kosovës, por edhe ata të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë filluar të festojnë në qytetin e Gjilanit. Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Qemajl Mustafa, ka thënë se prinë aktualisht nga partia e dytë. “Natyrshëm mund të ketë ndonjë ndryshim, sepse tash ka kalu...