Në Leposaviq, gjendja e qetë. Pjesëmarrja e votuesve ishte në nivelin e kënaqshëm, si aty ashtu edhe në komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit.
Ekipi i Indeksonline raporton se edhe aty janë vërejtur pjesëtarë të të ashtuquajturës mbrojtje civile, edhe pse presionet ishin shumë më pak të vërejtshme, në krahasim me pjesën veriore të Mitrovicës.
Edhe për momentin, procesi zgjedhor atje është duke u zhvilluar i papenguar.