Shqiptarët e Kosovës që jetojnë në Britaninë e Madhe duket se kanë vendosur të bojkotojnë zgjedhjet e së dielës në vendin e tyre. Nga 32 kërkesat e paraqitura për votim postar nga qytetaret e Kosovës që jetojnë ne Britani pranë KQZ-së në Prishtinë janë miratuar vetëm 30 prej tyre. Në kushtet kur nuk ka shifra...
Author: betim musliu (betim musliu)
Dhjetëra autobus të mbushur me votues serbë hyjnë në Kosovë, në Jarinje
Bëhet me dija se pak çaste më parë në Kosovë janë futur dhjetëra autobusë të mbushur me serbë, të cilët janë drejtua për në Mitrovicë dhe për në Zveçan, për të votuar. Autobusët me votues serbë janë futur në Kosovë nëpërmjet pikëkalimit kufitar Jarinje, transmeton KTV.
Në veri thirrje për bojkot
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri, Besim Hoti, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja e sigurisë në veri është kryesisht e qetë. Megjithatë, ai bëri të ditur se në tri lokacione në afërsi të qendrave të votimit, disa qytetarë janë duke bërë thirrje për të bojkotuar procesin e votimit. “Së paku në...
OSBE: Asnjë problem në veri
Zëdhënësi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Nikolla Gaon, ka thënë se në veri të Kosovës janë hapur të gjitha vendvotimet, pos njërit. Ai ka thënë se tash për tash nuk ka asnjë problem apo incident. “Nga 94 vendvotime, 93 janë hapur. Vetëm një nuk është hapur, pasi atje nuk janë shfaqur anëtarët...
DV: Vetëm disa parregullsi të vogla në votime
Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në Veprim”, që monitoron procesin zgjedhor me rreth 1, 600 vëzhgues në të gjithë territorin e Kosovës, deri më tash ka vërejtur disa parregullsi të vogla. “Hapja e vendvotimeve kryesisht ka ndodhur me kohë; ka pasur probleme të vogla teknike. Në disa raste mungojnë disa nga komisionet; ka raste ku...
Arrestohen katër “komisionarë” falsifikues në Batllavë të Podujevës
Në një vendvotim të në Batllavë të Komunës së Podujevës, janë arrestuar katër persona të prezantuar si “komisionarë të AAK-së”. Mediat bëjnë me dije se personat e arrestuar kishin falsifikuar dokumentin e identifikimit, duke u prezantuar si komisionarit të AAK-së, që ndryshe njihen si “bexha”. Arrestimi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Jahjaga fton qytetarët të votojnë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi ka votuar në zgjedhjet lokale, ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të votojnë. “Këto zgjedhje janë test i pjekurisë sonë politike, janë test i demokracisë sonë të brendshme dhe janë dëshmi e një shteti gjithëpërfshirës, të cilin ne jemi duke e krijuar si Republikë...
AAK: Nuk janë arrestuar komisionarët e AAK-së në Batllavë
Shtabi Qendror Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pas komunikimit me Shtabin Lokal të AAK-së në Podujevë, demanton informatën e dhënë pak çaste më parë për kinse “arrestimin” e katër komisionerëve të AAK-së në Batllavë.
Parregullsitë e evidencuara nga LDK-ja
Lidhja Demokratike e Kosovës po e ndjek me kujdes të madh procesin zgjedhor në mbarë vendin që nga minuta e hapjes së vendvotimeve. LDK-ja thekson se procesi deri më tani në përgjithësi ka qenë i rregullt. Ndërsa, janë evidentuar edhe parregullësi, të cilat po i theksojmë më poshtë. Prizren: Në Shkollën teknike, Qendra e Votimit...
Isa Mustafa i ftoi qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, me rastin e votimit në Shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë, ka thënë të dielën se deri më tani procesi zgjedhor në Kosovë është në përgjithësi i rregullt dhe i ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të votojnë sipas vullnetit të...