Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pasi ka votuar në zgjedhjet lokale, ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të votojnë.
“Këto zgjedhje janë test i pjekurisë sonë politike, janë test i demokracisë sonë të brendshme dhe janë dëshmi e një shteti gjithëpërfshirës, të cilin ne jemi duke e krijuar si Republikë e Kosovës”, tha ajo.